LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit u thotë ushtarëve të tij se së shpejti do ta shohin Gazën “nga brenda”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit u thotë ushtarëve të tij se së shpejti do ta shohin Gazën “nga brenda”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u ka thënë trupave të mbledhura jo shumë larg Rripit të Gazës të enjten se ata “së shpejti do ta shohin” enklavën “nga brenda”, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.

“Ju e shihni Gazën tani nga një distancë, së shpejti do ta shihni nga brenda. Urdhri do të vijë”, tha ai, sipas njoftimit, përcjell Telegrafi.

Deklarata e tij vjen pas asaj të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili në një vizitë të veçantë në një zonë në kufi me Rripin e Gazës të enjten, u tha trupave të vendosura atje: “I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush dhe ne do t’i japim goditjen e fortë armiqve tanë në mënyrë që të arrijmë fitoren. Për fitore! Gati?”.


Përse Egjipti dhe vende të tjera arabe nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë nga Rripi i Gazës?
Lexo po ashtu Përse Egjipti dhe vende të tjera arabe nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë nga Rripi i Gazës?

Gjithashtu të enjten, oficeri komandues i Komandës Jugore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneralmajor Yaron Finkelman, u tha trupave në një pjesë tjetër të kufirit: “Kjo manovër do ta zhvendosë luftën në anën e armikut dhe ne do të fitojmë në terrenin e tyre. Kjo do të jetë e gjatë, e vështirë, intensive, por ne kemi komandantët dhe luftëtarët më të mirë që IDF ka për të ofruar”.

Deklaratat e tyre vijnë pas asaj të ambasadorit të Izraelit në Kombet e Bashkuara i cili tha se Izraeli “nuk ka interes” për të pushtuar Gazën, por do të bëjë “çfarëdo që të nevojitet” për të eliminuar Hamasin.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres bëri një apel urgjent të enjten për një armëpushim humanitar midis Hamasit dhe Izraelit.

Ai bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve” të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të tij më 7 tetor në Izrael.

Guterres, i cili ndodhet në Kajro, Egjipt, i bëri thirrje gjithashtu Izraelit që të lejojë “qasjen e menjëhershme të pakufizuar të ndihmës humanitare për t’iu përgjigjur nevojave më themelore të popullit të Gazës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Zjarri më i madh në Kaliforni vazhdon të përhapet, publikohen imazhet e qytetit amerikan në flakë

Zjarri më i madh në Kaliforni vazhdon të përhapet, publikohen imazhet e qytetit amerikan në flakë

Amerika
Ushtria izraelite zbulon identitetin e fëmijëve të vrarë në sulmin e fundit nga Hezbollahu

Ushtria izraelite zbulon identitetin e fëmijëve të vrarë në sulmin e fundit nga Hezbollahu

Botë
Kalo në kategori