LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit mendonin se qaja për shkak të zëvendësimit, por unë po qaja për borxhet prej 3 milionë eurosh” – pjesë të tjera nga rrëfimi tronditës i Fagiolit

“Njerëzit mendonin se qaja për shkak të zëvendësimit, por unë po qaja për borxhet prej 3 milionë eurosh” – pjesë të tjera nga rrëfimi tronditës i Fagiolit

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, u suspendua për shtatë muaj për pjesëmarrje aktive dhe të paligjshme në baste, dhe tani ai ka pranuar se është në borxhe të mëdha dhe se ka marrë kërcënime për këtë.

Fagioli e pranoi fajin, që u konfirmua më vonë. Dënimi zyrtar është 12 muaj ndalim, pesë muaj prej të cilëve përfshijnë terapi për varësinë nga bixhozi.

Në deklaratën që ka dhënë në prokurorin federal, futbollisti i ri italian ka përshkruar ferrin e basteve që po kalonte.

“Në fillim, një futbollist, i cili ka shumë kohë të lirë, përfundon duke përjetuar emocionin e lojërave të fatit për të kapërcyer mërzinë. Me kalimin e kohës bëhet një obsesion”.

Fagioli zbulon se Tonali ia dha aplikacionin e paligjshëm të basteve, tregon edhe për borxhet e mëdha dhe paratë e huazuara nga bashkëlojtarët
Lexo po ashtu Fagioli zbulon se Tonali ia dha aplikacionin e paligjshëm të basteve, tregon edhe për borxhet e mëdha dhe paratë e huazuara nga bashkëlojtarët

“Periudha më e keqe ishte midis marsit dhe prillit 2023. Në ndeshjen Sassuolo – Juventus, bëra një gabim dhe u zëvendësova. Kur u largova, qava për shkak të borxheve, jo për shkak të zëvendësimit. Në shtator 2022, borxhi ishte në 250 mijë euro, dhe më pas është rritur në 2.7 milionë”, ka zbuluar lojtari 22-vjeçar.

Fagioli ka treguar merrte para hua nga shokët e skuadrës për të shlyer borxhet.

“Në një moment nuk mund të tërhiqja më para nga llogaria ime bankare e kontrolluar nga nëna ime, kështu që fillova t’u kërkoja para miqve të mi, të cilët nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Gattit dhe Dragusit ua kam borxh nga 40 mijë euro. U thashë atyre se “Më duhen para për të blerë orët që kam përdorur për të shlyer borxhet e mia. Bleva disa Rolex me vlerë në Milano. Ndonjëherë orët i dorëzoja vetë, ndonjëherë pronarët e platformave të basteve vinin t’i merrnin nga argjendaritë”, ka thënë Fragioli.

Me rritjen e borxhit rriteshin edhe kërcënimet dhe ai u gjend në një situatë të vështirë.

“Nuk flija natën. Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë më përndiqte borxhi. Ai bëhej më i madh dhe gjithçka që mendoja ishte bixhozi. Më kërcënuan se do të më thyenin këmbët. Ishte aq shumë borxh sa edhe nëse fitoja një bast nuk merrja asgjë, thjesht do të zvogëloja shumën e parave që kam ende borxh”, ka deklaruar lojtari i Juventusit.

Skandali i basteve në Itali, Corona zbulon tre emra të tjerë: Luajnë te Juventus, Roma dhe Lazio
Lexo po ashtu Skandali i basteve në Itali, Corona zbulon tre emra të tjerë: Luajnë te Juventus, Roma dhe Lazio

Në fund ai pranoi se mesfushori i atëhershëm Sandro Tonali e futi në botën e lojërave të fatit duke i rekomanduar faqe të paligjshme bastesh.

Sipas mediave italiane, ky është vetëm fillimi i një skandali të madh bastesh. Më shumë se 40 futbollistë italianë janë përfshirë në hetim, duke përfshirë dy yje të mëdhenj të kombëtares, Sandro Tonali (Neëcastle) dhe Nicola Zaniola (Aston Villa). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

La Liga
Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

La Liga
“Një ëndërr e bërë realitet”, fjalët e para të Mbappes si futbollist i Real Madridit

“Një ëndërr e bërë realitet”, fjalët e para të Mbappes si futbollist i Real Madridit

La Liga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

La Liga
Eksod tek Arsenali, 22 lojtarë largohen nga klubi gjatë kësaj vere – përfshirë disa yje të ekipit të parë

Eksod tek Arsenali, 22 lojtarë largohen nga klubi gjatë kësaj vere – përfshirë disa yje të ekipit të parë

Premier League
Kalo në kategori