Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e Paqes: Demokracia kundër autokracisë, organizuar nga asociacioni Tout Pour La Republique, Universite Pantheon Sorbonne, Hyland Center for Global Studies në UBT dhe Rrjeti i Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Në fjalën e tij, ai ka thënë se qeveria e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po zbaton një spastrim etnik administrativ të komunave me shumicë shqiptare në Serbinë jugore duke fshirë adresat e banimit të shqiptarëve vendas nga regjistrat komunal.
“Aleksandar Vuçiq, dishepull i Vojslav Sheshel dhe ministër i informacionit (që do të thotë propagandë) i Sllobodan Millosheviçit gjatë viteve të 1990-ta, kërkon të instalojë një entitet juridiko-politik etnokratik brenda Kosovës, në mënyrë që ta bëjë republikën tonë një shtet jofunksional. Ai nuk beson në idenë e qytetarisë liberal-demokratike. Kjo është arsyeja pse në të njëjtën kohë që ai dëshiron instalimin dhe kontrollin e një entiteti të tillë brenda Kosovës, qeveria e tij po zbaton një spastrim etnik administrativ të komunave me shumicë shqiptare në Serbinë jugore duke fshirë adresat e banimit të shqiptarëve vendas nga regjistrat komunal”, tha Kurti.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, siç thekson me të drejtë Hyland, jo vetëm që bazohet në norma universale liberal-demokratike, siç janë respektimi i dinjitetit njerëzor dhe të drejtat e barabarta të të gjithë qytetarëve para ligjit, por është edhe shumë bujare në konceptimin e së drejtës për vetëmenaxhim të pakicave etnike, veçanërisht të serbëve të Kosovës.
Serbët e Kosovës, shtoi Kurti, gëzojnë një veto efektive mbi shumë aspekte të rëndësishme të hartimit të ligjit dhe politikave, jo vetëm në nivel të qeverisjes lokale, por edhe në nivel qendror.
“Neni 81 i Kushtetutës sonë, duke iu referuar asaj që e quan “legjislacion me interes vital”, përcakton se një gamë e gjerë ligjesh nuk mund të miratohen apo shfuqizohen pa pëlqimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit që mbajnë mandate të garantuara për pakicat, të cilat në total arrijnë në 20 mandate (sipas nenit 64 të Kushtetutës sonë). Këtu përfshihen ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kufijve komunalë, ligjet që zbatojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, ligjet për përdorimin e gjuhës, ligjet për zgjedhjet lokale, ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zonave të veçanta të mbrojtura, ligjet për lirinë fetare, ligjet për arsimin dhe ligjet për përdorimin e simboleve. Për më tepër, asnjë nga këto ligje nuk mund të paraqitet në referendum”, u shpreh kryeministi i vendit.
Kurti theksoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe (e ashtuquajtura Zajednica serbe) do të kishte qenë goditje fatale për Kushtetutën e Kosovës.
“Prandaj, nuk është rastësi që Gjykata jonë Kushtetuese konstatoi se 23 nene të Statutit të saj të propozuar janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë”.
“Ajo që kemi këtu është një përplasje e qartë midis dy vizioneve antitetike: nga njëra anë vizionit Ahtisaarian për një demokraci liberale, multikulturore dhe konsocionale, dhe në anën tjetër vizionit etno-teokratik të qeverisë serbe që ende funksionon nën konceptin e aleancës fron-altar. Nuk mund t’i kemi të dyja mënyrat. Nëse Kushtetuta jonë lejohet të ndryshohet, siç synon ta bëjë Serbia përmes një asociacioni të komunave me shumicë serbe, ky do të ishte fundi i një Republike të pavarur dhe liberal-demokratike të Kosovës. Diçka e madhe është në mes për ne si qytetarë të Kosovës dhe patriotë demokratë dhe aderues republikanë. Por diçka e rëndësishme është në mes edhe për aleatët dhe partnerët tanë perëndimorë. Kosova është një histori suksesi e ndërhyrjes humanitare perëndimore. Si e tillë, lulëzimi i saj si një shtet liberal-demokratik është prova më e madhe që mund të ketë për luftën e drejtë të NATO-s kundër Serbisë së Millosheviqit”, deklaroi Kurti./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme
Arratisja nga burgu i Shënkollit, dalin detaje nga hetimet
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?