“Ai është sulmuesi më i mirë në botë”, Hojlund flet për krahasimet me Haaland
![“Ai është sulmuesi më i mirë në botë”, Hojlund flet për krahasimet me Haaland](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/haaland-holjund-780x439.jpg)
Sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund, ka hedhur poshtë krahasimet me rivalin e Manchester City, Erling Haaland, duke këmbëngulur se sulmuesi norvegjez është ‘sulmuesi më i mirë në botë’.
Hojlund iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Atalanta në gusht për një shifër prej 64 milionë funteve, megjithëse kjo shifër mund të rritet në 72 milionë funte nëse plotësohen bonuset.
Për shkak të emrave të tyre të ngjashëm, gjatësisë dhe prejardhjes nga Skandinavia, Hojlund menjëherë hodhi poshtë krahasimet me Haaland.
Duke folur për median norvegjeze TV2, Hojlund shfrytëzoi rastin për të lavdëruar Haaland dhe për të hedhur poshtë debatet për ngjashmëritë midis të dyve.
“Shpresoj që një ditë të arrij nivelin e tij, por tani mendoj se është shumë herët. Erling është sulmuesi më i mirë në botë, nëse jo futbollisti më i mirë në botë. Nuk dua të krahasohem me të, por shpresoj që një ditë të mund të jem si ai”, ka thënë Hojlund fillimisht.
Hojlund do të përballet me Haaland për herë të parë kur United do të presë Cityn në derbin e Mançesterit më 29 tetor dhe sulmuesi danez u pyet për atë takim.
“Siç thashë, Erling është një lojtar i klasit botëror. Ai ka pasur disa sezone absolutisht të jashtëzakonshme. Duhet ta ndalim kur ta takojmë. Ai është një futbollist i çmendur. Mundohem të mësoj prej tij”, shtoi ai.
Pasi humbi ndeshjet e para të sezonit 2023/24 për shkak të një lëndimi në shpinë, Hojlund ka ardhur në veten e tij te United javët e fundit.
Ai nuk ka shënuar ende në pesë paraqitje në Ligën Premier, por tashmë ka shënuar tre gola të në Ligën e Kampionëve dhe ka impresionuar me fizikun dhe lojën e tij me topin në këmbë.
Kur u pyet se sa i mirë mund të bëhej, Hojlund u përgjigj: “Nuk e di. Do të duhet ta shohim këtë. Tentoj të përmirësohem ditë pas dite dhe kohë pas kohe. Më pëlqen që ka pritshmëri nga unë. Më pëlqen”, përfundoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arabaiaa-380x233.jpg)
Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre
![Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/medalje-1212-380x233.jpg)
Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre
![Edhe një vit kontratë me Torinon, Vojvoda flet për të ardhmen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-234302-380x233.png)
Edhe një vit kontratë me Torinon, Vojvoda flet për të ardhmen
![Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-231427-380x233.png)
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro
![Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mbape-1212-380x233.jpg)
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-225810-380x233.png)
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10
![Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/medalje-1212-380x233.jpg)
Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre
![Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/van-persie-11-380x233.jpg)
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-231427-380x233.png)
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro
![Vuçiq sërish flet për pretendimet e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vucicc-380x233.jpg)
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
![Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1_GDC_0461-copy-380x233.jpg)
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez
![Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_11-29-380x233.png)
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?
![Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/punooo-380x233.jpg)
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
![Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-225810-380x233.png)
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10