LAJMI I FUNDIT:

Një influencues izraelit u tall me palestinezët sepse ata nuk kanë ujë dhe energji elektrike, më pas e fshiu postimin dhe mbylli profilin e tij

Një influencues izraelit u tall me palestinezët sepse ata nuk kanë ujë dhe energji elektrike, më pas e fshiu postimin dhe mbylli profilin e tij

Influencuesi izraelit Matanel Laiany së fundmi ka publikuar një video në të cilën tallet me palestinezët se nuk kanë ujë dhe energji elektrike për shkak të pushtimit të Gazës.

Kështu, influencuesi izraelit ndau një sërë situatash që ai i bën me një buzëqeshje, të cilat përfshijnë pirjen e ujit, ndezjen dhe fikjen e dritave, shikimin e televizorit, shpëlarjen e tualetit dhe ujitjen e luleve në oborr.

Në përshkrimin e videos, Matanel Laiany shkroi: “Ky është vetëm fillimi”.


Video shumë shpejt ka hasur në reagime të shumta negative në rrjetet sociale dhe më pas ai e ka fshirë postimin.

Profili i tij në Instagram aktualisht është i mbyllur, por ende nuk dihet nëse do të mbetet i mbyllur përgjithmonë. Aktualisht ai ndiqet nga rreth 84,000 përdorues të Instagramit.

“Luftërat zbulojnë sjelljen e vërtetë të njerëzve”, “Ata kënaqen të tregojnë atë që kanë, por thellë në zemrat dhe ëndrrat e tyre zien frika”, “Kjo është mungesë respekti, e poshtër dhe e keqe”, “Mizor”, “Si mund ta quash veten burrë dhe pastaj këtë për të bërë”, “Ferri e pret”, “Kjo është përtej mizore”, ishin vetëm disa nga komentet.

Kujtojmë se ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant së fundmi njoftoi rrethimin e plotë të Gazës, që nënkupton ndërprerjen e energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë, ushqim dhe karburant.

“Kam urdhëruar një rrethim të plotë të Rripit të Gazës. Nuk do të ketë energji elektrike, ujë, karburant. Gjithçka është e mbyllur. Ne po luftojmë kundër kafshëve njerëzore dhe do të veprojmë në mënyrë uniforme dhe të koordinuar”, tha ministri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?

Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?

Magazina
Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Magazina
Pas akullores me vajë ulliri, Dua Lipa iu prezanton ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme: Cola dietike me lëngë të turshive

Pas akullores me vajë ulliri, Dua Lipa iu prezanton ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme: Cola dietike me lëngë të turshive

Magazina
Vendim befasues: Rita Ora ndan rrugët me menaxheren e saj me të cilën ka punuar 17 vite, dhe e ka ndihmuar në rrugën drejt një ylli botëror

Vendim befasues: Rita Ora ndan rrugët me menaxheren e saj me të cilën ka punuar 17 vite, dhe e ka ndihmuar në rrugën drejt një ylli botëror

Magazina
Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti fotografohen të përqafuar në një ballkon në Romë

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti fotografohen të përqafuar në një ballkon në Romë

Magazina
Edi Rama fton në podcast nusen e familjes Rugova, Blerta Kllokoqi: Si është të jetosh në shtëpinë e presidentit historik

Edi Rama fton në podcast nusen e familjes Rugova, Blerta Kllokoqi: Si është të jetosh në shtëpinë e presidentit historik

Magazina
Kalo në kategori