LAJMI I FUNDIT:

Skandali trondit kombëtaren e Brazilit – Pas barazimit me Venezuelën, yjet e ekipit kaluan natën në një hotel me disa femra influencuese

Skandali trondit kombëtaren e Brazilit – Pas barazimit me Venezuelën, yjet e ekipit kaluan natën në një hotel me disa femra influencuese

Dy net më parë, kombëtarja e Brazilit bëri një gabim të madh duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Venezuelës dhe kështu lejoi Argjentinën të zërë vendin e parë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.

Gabriel Magalhaes kaloi në epërsi Selecaon në minutën e 50-të dhe pak para përfundimit të ndeshjes, Eduard Bello u dha mysafirëve një pikë të vlefshme.

Nëse duhen besuar disa raporte, kjo ngecje nuk ishte e vështirë për lojtarët e Brazilit.


Dyshohet se arsyeja për këtë është se yjet kryesore të kësaj skuadre të drejtuar nga Neymar Jr, Richarlison dhe Vinicius Junior kanë kaluar natën në një hotel së bashku me tre influencuese femra.

Këtë lajm e sjell gazetari brazilian Matheus Baldi, i cili në profilin e tij në Instagram ka bërë pretendime për mos-disiplinën e tre futbollistëve të përmendur.

Bëhet fjalë për Rebeca Ribeiro, Leticia Sogiro dhe Rita Lopes të cilat dyshohet se kanë festuar deri në mëngjes me treshen e Al Hilal, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Njëra prej tyre ka folur për këto akuza dhe ajo është Rebeca Ribeiro. Përmes mediave braziliane ajo kërcënoi me padi ata që publikuan akuzat për natën e kaluar me lojtarët.

Dy vajzat e tjera ende nuk i kanë mohuar këto akuza, por as nuk i kanë konfirmuar.

Portali portugez O Jogo pretendon se në ËhatsApp po qarkullon një video e njërit prej tyre duke dalë nga hoteli i kombëtares në orët e para të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori