LAJMI I FUNDIT:

“Ishte një moment i tmerrshëm, por do të kthehem më i fortë”, Albion Rrahmani reagon për herë të parë pas lëndimit

“Ishte një moment i tmerrshëm, por do të kthehem më i fortë”, Albion Rrahmani reagon për herë të parë pas lëndimit

Sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani ka reaguar për herë të parë pas lëndimit të pësuar të enjten në ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Andorra në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një deklaratë për gjendjen e Rahmanit, ku thuhej se sulmuesi pësoi një frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, ku periudha e rikuperimit është të paktën tre muaj.

Sulmuesi llapjan që “theu rrjetën” në gjashtë ndeshje te Rapid Bukureshti u kthye në Rumani me karrocë dhe ofroi reagimin e parë pas dëmtimit të tij.


Edhe pse viti 2023 duket se ka përfunduar për Rrahmanin, sulmuesi i Kosovës shpreson të rikthehet sa më shpejt në fushë.

Albion Rrahmani detyrohet t’i nënshtrohet operimit pas lëndimit të pësuar ndaj Andorrës
Lexo po ashtu Albion Rrahmani detyrohet t’i nënshtrohet operimit pas lëndimit të pësuar ndaj Andorrës

“Do të bëj sërish një sërë testesh dhe do të shoh se çfarë duhet të bëj. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt në fushë. U premtoj të gjithë fansave të Rapidit se do të kthehem më i fortë se kurrë! Ishte një moment i tmerrshëm. Më dhemb shumë, veçanërisht pasi është dëmtimi im i parë”, ka thënë fillimisht Rrahamani për mediat rumune, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se është një frakturë, por do të shoh pasi të bëj disa analiza të tjera. Nuk e di sa kohë do të jem jashtë, shpresoj të kalojnë më pak se tre muaj. Është shumë e vështirë për mua. Kam pasur një fillim të mirë te Rapid. Shpresoj që skuadra të fitojë të gjitha ndeshjet dhe të mos u mungojë”, përfundoi sulmuesi kosovar.

Rrahmani ka shënuar 21 gola në kampionatin e Kosovës në 35 ndeshje për kampionët e Ballkanit. Ai gjithashtu shënoi 7 herë dhe dha tre asistime në edicionin e fundit të Ligës së Konferencës së Evropës, ku Ballkani luajti në fazën e grupeve, duke shënuar edhe një gol në Kupën e Kosovës.

Në sezonin aktual të Kupës së Evropës, Rrahmani luajti katër ndeshje, dy në Ligën e Kampionëve dhe dy në Ligën e Konferencës së Evropës, duke arritur të shënojë dy herë dhe të japë tre asistime vendimtare.

Te Rapid Bukureshti, 23-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje në kampionat, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar

Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar

La Liga
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Kalo në kategori