LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët evropianë në garë për shërbimet e Sanchos

Dy gjigantët evropianë në garë për shërbimet e Sanchos

Barcelona thuhet se mund të tentojë të nënshkruajë me Jadon Sancho si huazim, duke i ofruar anglezit një ‘rrugë shpëtimi’ nga Manchester United.

Erik ten Hag e ka bërë të qartë se anësori anglez nuk do të luajë asnjë minutë për “Djajtë e Kuq” nëse nuk kërkon falje për kritikat e bëra ndaj tij në publik.


Ka pasur raportime se klubi është i gatshëm për ta larguar atë në afatin kalimtar të janarit dhe madje është i gatshëm të paguajë një pjesë të pagës së tij, për të lehtësuar më tej largimin e tij nga klubi.

Sancho harron përplasjen me Man United, dëfrehet në një klub nate me djalin e Mike Tyson
Lexo po ashtu Sancho harron përplasjen me Man United, dëfrehet në një klub nate me djalin e Mike Tyson

Sipas mediumit katalan Sport, Barcelona është vënë në dijeni të situatës nga agjenti i lojtarit. Megjithatë, blaugranasit nuk do të mendojnë për një lëvizje, vetëm në rast se janë në gjendje të shesin dikë në janar.

Juventusi është një nga klubet që janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e Sanchos. Sidoqoftë, ata duan ta blejnë kartonin e tij përfundimisht, që do të thotë se Sancho do të jetë sërish në dispozicion në qershor.

Barcelona më pas mund të shfrytëzojë mundësinë për të nënshkruar me të në një marrëveshje me çmim të ulët.

Sancho ‘turpërohet’ nga Erik ten Hag për favorizimin e një lojtari tjetër të Man Utd
Lexo po ashtu Sancho ‘turpërohet’ nga Erik ten Hag për favorizimin e një lojtari tjetër të Man Utd

Megjithatë, Sancho duhet të pranojë gjithashtu një ulje të konsiderueshme të pagës së tij për t’u transferuar në “Camp Nou” pasi klubi katalanas nuk do të jetë në gjendje të përballojë pagën e tij aktuale për shkak të gjendjes së tyre financiare.

Xavi padyshim do të ishte i kënaqur të kishte në dispozicion një lojtar cilësor si Sancho, megjithatë, beteja e Barcelonës me ‘Fair-play financiar’ mund të rezultojë një pengesë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori