LAJMI I FUNDIT:

Interi synon të bëjë Lautaro Martinez lojtarin më të paguar në Serie A

Interi synon të bëjë Lautaro Martinez lojtarin më të paguar në Serie A

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Interi po përgatitet t’i ofrojë një ofertë rinovimi sulmuesit dhe kapitenit Lautaro Martinez, në një marrëveshje që ka të ngjarë ta bëjë argjentinasin lojtarin më të paguar në Serie A.

Martinez aktualisht ka kontratë me Nerazzurrët deri në verën e vitit 2026, por klubi do të dëshironte ta zgjaste bashkëpunimin me golashënuesin e tyre më të mirë duke i ofruar përmirësim të pagës, kështu duke e shpërblyer atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë sezoneve të fundit.


Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi do të ishte i gatshëm t’i ofronte Martinezit një pagë prej 7 milionë euro në sezon, që do të thoshe se ai do të fitonte më shumë se çdo lojtar tjetër aktualisht në ligë.

Agjenti i Lautaros diskuton për rinovimin e kontratës dhe ofertat saudite gjatë verës
Lexo po ashtu Agjenti i Lautaros diskuton për rinovimin e kontratës dhe ofertat saudite gjatë verës

Shifra prej 7 milionë euro do të shkonte gjithashtu përtej kufirit të brendshëm të pagave të Interit, i cili jozyrtarisht thotë që lojtarët e ekipit të parë nuk duhet të paguhen më shumë se 6 milionë euro në vit.

Raporti shton se bisedimet zyrtare midis Interit dhe agjentit të Martinez, Alejandro Camano, mund të fillojnë gjatë pushimit të ardhshëm me kombëtare, që i bie në mes të nëntorit.

26-vjeçari e ka nisur fuqishëm edicionin e ri të garave, duke shënuar dhjetë gola në tetë ndeshjet e para në elitën e futbollit italian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde historike

Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde historike

Ndërkombëtare
Mrekullia në barazhin në Bundesligë: Shkrinë humbjen 3-0 nga ndeshja e parë dhe mbeten në elitën e futbollit gjerman

Mrekullia në barazhin në Bundesligë: Shkrinë humbjen 3-0 nga ndeshja e parë dhe mbeten në elitën e futbollit gjerman

Bundesliga
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Kombëtarja e Shqipërisë
Nga roli në skuadër te e ardhmja, pensionimi dhe zgjedhja për fituesin e Topit Artë – Modric tregon të gjitha

Nga roli në skuadër te e ardhmja, pensionimi dhe zgjedhja për fituesin e Topit Artë – Modric tregon të gjitha

La Liga
Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori