LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i Hamasit bën thirrje për protesta të premten – kërkon nga fqinjët t’i bashkohen luftës kundër Izraelit

Ish-shefi i Hamasit bën thirrje për protesta të premten – kërkon nga fqinjët t’i bashkohen luftës kundër Izraelit

Ish-shefi i Hamasit ka bërë thirrje që të premten të zhvillohen protesta në të gjithë botën myslimane në mbështetje të palestinezëve dhe që popujt e vendeve fqinje t’i bashkohen luftës kundër Izraelit.

“[Ne duhet] të dalim në sheshet dhe rrugët e botës arabe dhe islame të premten”, ka thënë Khaled Meshaal, i cili aktualisht drejton zyrën e diasporës të Hamasit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Meshaal, i cili është i vendosur në Katar, tha se qeveritë dhe popujt e Jordanisë, Sirisë, Libanit dhe Egjiptit kanë një detyrë më të madhe për të mbështetur palestinezët.


Nga viti 1947 deri në 2023: Një kronologji ngjarjesh të konfliktit kompleks dhe tragjik izraelito-palestinez
Lexo po ashtu Nga viti 1947 deri në 2023: Një kronologji ngjarjesh të konfliktit kompleks dhe tragjik izraelito-palestinez

“Fiset e Jordanisë, bijtë e Jordanisë, vëllezërit dhe motrat e Jordanisë… Ky është një moment i së vërtetës dhe kufijtë janë afër jush, ju të gjithë e dini përgjegjësinë tuaj”, citohet të ketë thënë Meshaal në një deklaratë të regjistruar.

“Për të gjithë që mësojnë xhihadin… për të gjithë ata që e ligjërojnë dhe e mësojnë, ky është një moment për zbatimin (e teorive)”.

Ndryshe, Jordania dhe Libani janë shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve palestinezë.

Thirrja e Meshaal për një kryengritje të së premtes së 13-të u përsërit nga vetë Hamasi, sipas Institutit të Kërkimit të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) me bazë në Uashington DC, i drejtuar nga Izraeli.

Kush është Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i Hamasit - i cili i mbijetoi të paktën shtatë tentativave për vrasje nga Izraeli?
Lexo po ashtu Kush është Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i Hamasit - i cili i mbijetoi të paktën shtatë tentativave për vrasje nga Izraeli?

MEMRI tha se Hamasi u bëri thirrje mbështetësve të tij në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Izrael të ngrihen në atë që ai e quajti ‘Përmbytja e Al-Aksa’ – duke i bërë jehonë asaj që organizatori i fshehtë palestinez Mohammed Deif e quan sulmin që ai filloi të shtunën kundër Izraelit.

Fraza nga njeriu më i kërkuar i Izraelit e përdorur në një kasetë audio të transmetuar kur Hamasi lëshoi mijëra raketa nga Rripi i Gazës gjatë fundjavës, sinjalizonte se sulmi ishte “shpagimi i tyre” për bastisjet izraelite në xhaminë Al Aksa të Jerusalemit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Botë

"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Botë
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Amerika
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Amerika
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Kalo në kategori