LAJMI I FUNDIT:

Kush është Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i Hamasit – i cili i mbijetoi të paktën shtatë tentativave për vrasje nga Izraeli?

Kush është Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i Hamasit – i cili i mbijetoi të paktën shtatë tentativave për vrasje nga Izraeli?

Sulmi kompleks i Hamasit ndaj Izraelit ka sjellë në qendër të vëmendjes Mohammed Deif, një palestinez me aftësi të kufizuara, i cili lindi dhe u rrit në një kamp refugjatësh në Gaza të Palestinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun i cili që nga viti 2002, ka udhëhequr Brigadat Qassam, dega ushtarake e Hamasit.


Madje, “luftëtari i pakapshëm” thuhet se i ka mbijetuar të paktën shtatë tentativave izraelite për vrasje, në të cilat u vranë gruaja dhe dy fëmijët e tij, përfshirë një i mitur.

Ai gjithashtu humbi një sy, krah dhe këmbë në ato atentate.

Ashtu si Sheikh Ahmed Yassin, udhëheqësi shpirtëror me aftësi të kufizuara i Hamasit, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit në vitin 2004, 57-vjeçari Deif ka drejtuar brigadat Qassam nga një karrige me rrota në dy dekadat e fundit.

Gazetari i BBC sjell detaje dhe pamje – thotë se ishte “nata më e vështirë në 20 vitet e raportimit nga Gaza”
Lexo po ashtu Gazetari i BBC sjell detaje dhe pamje – thotë se ishte “nata më e vështirë në 20 vitet e raportimit nga Gaza”

“Ai ishte shumë i sjellshëm”, ka thënë Ghazi Hamad, një nga figurat kryesore të Hamasit, duke iu referuar Deif, emri i të cilit do të thotë një mysafir duke aluduar në stilin e jetës së tij nomade, ndërsa ai vazhdimisht ndryshon vendndodhjen për të shmangur vrasjen nga izraelitët.

Hamad u takua dhe u miqësua me Deif në fund të viteve 1980, kur shpërtheu Intifada e Parë – kryengritja palestineze.

Në burg, Deif “bënte karikatura të vogla për të na bërë të qeshnim”, kujton Hamad, përcjell Telegrafi.

Por Deif ishte fiksuar në një qëllim.

“Që nga fillimi i jetës së tij në Hamas, ai ishte i fokusuar në rrugën ushtarake”, ka thënë Hamad për Financial Times.

Pas sulmit të fundit të Hamasit ndaj Izraelit, i cili nuk është përballur me një ofensivë të tillë që nga Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1973, Deif ishte i qartë për qëllimet e tij.

“Në dritën e krimeve të vazhdueshme kundër popullit tonë,… ne kemi vendosur t’i japim fund gjithë kësaj, në mënyrë që armiku e kupton se ai nuk mund të vazhdojë më pa u mbajtur përgjegjës”, citohet të ketë thënë kreu i Brigadave Qassam.

Por çfarë dëshiron ai?

Ashtu si anëtarët e tjerë të Hamasit, Deif ka qenë mbështetës prej kohësh i sulmeve ndaj Izraelit.

Në ofensivën e udhëhequr nga Brigadat Qassam, grupet palestineze arritën të kapnin dhe të arrestonin dhjetëra zyrtarë ushtarakë izraelitë, të cilët thuhet se përfshinin një oficer të gradës së lartë të gjeneralit, një ngjarje e paprecedentë.

Gazetari i BBC sjell detaje dhe pamje – thotë se ishte “nata më e vështirë në 20 vitet e raportimit nga Gaza”
Lexo po ashtu Gazetari i BBC sjell detaje dhe pamje – thotë se ishte “nata më e vështirë në 20 vitet e raportimit nga Gaza”

Ndryshe nga shumë figura udhëheqëse palestineze, Deif nuk është i interesuar për betejat e brendshme të lidershipit palestinez midis fraksioneve dhe liderëve të ndryshëm, duke u fokusuar në frontin izraelit, sipas ekspertëve.

“Luftëtari i pakapshëm” thuhet se i ka mbijetuar të paktën shtatë tentativave izraelite për vrasje

Në fund të vitit 2010, Deif shkroi një artikull në të cilin ai tregoi qëllimin e grupit sipas vizionit të tij për konfliktin, duke thënë se “Palestina do të mbetet e jona duke përfshirë Al Quds (Jerusalemin), Al Aksa (xhaminë), qytetet dhe fshatrat e saj nga Deti (Mesdhe) në lumin (Jordan), nga veriu në jug të tij. Ti (Izrael) nuk ke të drejtë as për një centimetër të tij”.

Ndryshe, vë në pah Trt World, përcjell Telegrafi, një nga shkaktarët e fundit të ofensivës së Hamasit kundër Izraelit ishte dhuna e kolonëve izraelitë në kompleksin Al Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët në botë.

Misteret rreth tij

Shumë detaje të jetës së Deifit mbeten të mbuluara me mister me shumë të panjohura, duke përfshirë kush ishin prindërit e tij dhe çfarë lloj fëmijërie kishte.

Një dëshmi e natyrës së tij të fshehtë është fakti se nuk ekziston asnjë pamje e qartë e Deif dhe inteligjenca izraelite beson se emri i tij i vërtetë ishte Mohammed Diab Ibrahim al-Masri.

Sipas inteligjencës izraelite, e cila po përballet me kritika për dështimin për të parashikuar sulmin e fundit të Hamasit, të afërmit e Deif ishin pjesë e luftëtarëve palestinezë Fedaine, të cilët në vitet 1950 nisën sulmet ndaj postblloqeve izraelite.

Ashtu si shumë udhëheqës palestinezë, të cilët iu bashkuan lëvizjeve çlirimtare të kombit gjatë periudhës së tyre universitare, marrëdhënia e Deif me Hamasin, lëvizjen e frymëzuar nga Vëllazëria Myslimane, filloi në Universitetin Islamik të Gazës.

Në fillim të viteve 1990, Deif, si shumë palestinezë, duke përfshirë themeluesit e Hamasit, ishte i pakënaqur me Marrëveshjen e Oslos të nënshkruar nga Yasser Arafat, kryetar i Organizatës për Çlirimin Palestinez (PLO), që i dha shumë toka palestineze Izraelit.

Kështu, nën ndikimin e Yahya Ayyash dhe Adnan al-Ghoul, të cilët ishin dy nga strategët kryesorë ushtarakë të Hamasit përpara vrasjeve të tyre nga Izraeli, Deif u bë pjesë e Brigadave Qassam, e cila u themelua menjëherë pas Marrëveshjes së Oslos.

Deif ishte i përfshirë në shumë komplote që përfshinin vrasjen e ushtarëve izraelitë dhe sulme vetëvrasëse thellë brenda Izraelit dhe ishte gjithashtu pjesë e një serie sulmesh palestineze kundër izraelitëve gjatë Intifadës së Dytë midis 2000 dhe 2005. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori