LAJMI I FUNDIT:

Profecia e politikanit rus në vitin 2019: Për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme, të gjithë do ta harrojnë Ukrainën

Profecia e politikanit rus në vitin 2019: Për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme, të gjithë do ta harrojnë Ukrainën

Politikani rus, Vladimir Zhirinovsky dinte të “shikonte në të ardhmen” dhe parashikimet i ka pasur pothuajse të gjitha të sakta.

Zhirinovsky vdiq në muajin prill të vitit të kaluar, por profecitë po vazhdojnë t’i realizohen.

Kështu, më 7 tetor, konflikti midis Izraelit dhe Palestinës u përshkallëzua përsëri dhe Zhirinovsky foli për një skenar të tillë qysh në vitin 2019.


Sipas tij, në sfondin e këtij konfrontimi, “të gjithë do ta harrojnë Ukrainën”.

“Në 2024 nuk do të keni zgjedhje, sepse nuk do të ketë një vend të quajtur Ukrainë. Ju nuk e merrni parasysh situatën në Lindjen e Mesme. Aty do të ndodhin ngjarje të tilla, që të gjithë do të harrojnë se çka është Ukraina”, tha Zhirinovsky para përfaqësuesve ukrainas në emisionin “Mbrëmje me Vladimir Solovyov”.

Më pas politikani shprehu mendimin se do të flasim për luftën e tretë botërore.

Të gjitha lajmet në kohë reale nga konflikti Izrael-Palestina
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet në kohë reale nga konflikti Izrael-Palestina

“Irani nuk është Vietnam, nuk është Koreja e Veriut apo Kosova. Ngjarjet më të tmerrshme do të ndodhin këtu”, theksoi ai.

Një numër i caktuar ekspertësh sot besojnë se Irani mund të futet në konfliktin palestinezo-izraelit.

Teherani tashmë ka dalë në mbështetje të palestinezëve, ndërsa Uashingtoni ka dalë në mbështetje të Izraelit. /Telegrafi/