LAJMI I FUNDIT:

Guardiola flet për thashethemet që e lidhnin me Juventusin

Guardiola flet për thashethemet që e lidhnin me Juventusin

Pep Guardiola këmbëngul se nuk ka qenë kurrë në bisedime me Juventusin, por refuzon të fajësojë Massimiliano Allegrin për stilin e tij të lojës.

Trajneri spanjoll ndodhet në Itali dhe mori pjesë në një event në Cuneo, në rajonin e Piemonte, mëngjesin e së hënës.


Trajneri i Manchester Cityt iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë ngjarjes. Njëra ishte për lëvizjen e tij të mundshme në Juventus në vitin 2019 kur Zonja e Vjetër shkarkoi Massimiliano Allegrin dhe nëse ai do të kthehet ndonjëherë në Serie A si trajner.

Mikel Arteta dhe Pep Guardiola komentojnë ndërhyrjen e Mateo Kovacic
Lexo po ashtu Mikel Arteta dhe Pep Guardiola komentojnë ndërhyrjen e Mateo Kovacic

“Ne (Juventusi dhe unë) nuk kemi qenë kurrë në bisedime, por ushqimi është i shkëlqyer në Itali. Më pëlqen shumë Italia, vij shpesh këtu me pushime”, deklaroi Guardiola.

Gjatë një interviste me Sky Sport Italia në fillim të këtij viti, spanjolli përjashtoi një rikthim të mundshëm në Gadishull, ku ai kishte luajtur si futbollist për Brescia dhe Romën.

Gjatë eventit të mbajtur në Cuneo të hënën, Guardiola foli edhe për stile të ndryshme loje, duke krahasuar Allegrin dhe Roberto De Zerbi, trajnerin aktual të Brighton.

Haaland zbulon kërcënimin serioz që ia bëri Guardiola: Nëse nuk e bën këtë, do të shkatërrojë
Lexo po ashtu Haaland zbulon kërcënimin serioz që ia bëri Guardiola: Nëse nuk e bën këtë, do të shkatërrojë

“A mendoni se Allegri, i cili është trajner i Juventusit, apo De Zerbi, njëri dëshiron të fitojë dhe tjetri jo?”, pyeti Pep.

“Është një argument i vjetër, më shumë se i vjetër. Allegri mendon se do të fitojë në këtë mënyrë, dhe De Zerbi beson se do të fitojë me stilin e tij. Thuhet se ai (Allegri) nuk dëshiron estetikë, ai dëshiron të fitojë dhe mendon se do ta bëjë këtë në këtë mënyrë”.

“Në fund të ditës është ajo që tha Massimo Ragazzini, lëre trajnerin atë që dëshiron dhe ndjen. Çdo trajner dëshiron të fitojë, nuk kam dëgjuar kurrë që dikush të thotë: ‘Jo, thjesht dua të jem i bukur dhe të shpik taktika. Nuk më intereson nëse nuk fitoj’. Unë kurrë nuk kam takuar një trajner apo një lojtar që nuk dëshiron të fitojë. Kurrë nuk kam parë një lojtar në fushë që nuk dëshiron të luajë mirë”, ka shtuar më tej Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori