LAJMI I FUNDIT:

Hamasi zbulon dy qëllimet e sulmeve të fundit – pretendon se ka kapur “një numër të madh izraelitësh” në Gaza

Hamasi zbulon dy qëllimet e sulmeve të fundit – pretendon se ka kapur “një numër të madh izraelitësh” në Gaza

Hamasi dëshiron të “lirojë të gjithë të burgosurit palestinezë” nga Izraeli dhe “t’i japë fund provokimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa, tha të hënën një zëdhënës i grupit militant”.

Abdel-Latif al-Qanoua i tha Associated Press përmes telefonit se militantët e Hamasit po luftonin ende forcat izraelite dhe kishin kapur më shumë izraelitë të hënën në mëngjes.

“Ne jemi në një betejë të hapur për të mbrojtur popullin tonë dhe xhaminë Al-Aksa”, citohet të ketë thënë ai.


Përleshje midis mbështetësve palestinezë dhe një grupi pro-izraelit në Washington – tubime të njëjta pati edhe në New York
Lexo po ashtu Përleshje midis mbështetësve palestinezë dhe një grupi pro-izraelit në Washington – tubime të njëjta pati edhe në New York

“Kjo betejë është e lidhur me çlirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë dhe ndërprerjen e aktiviteteve të kësaj qeverie fashiste në Jerusalem”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se grupi ka kapur “një numër të madh izraelitësh” në Gaza, pa dhënë një shifër specifike.

Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor
Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Sipas tij, krahu ushtarak i Hamasit, al-Qassam, do t’i shpallë shifrat më vonë.

Deklaratat e tij vijnë kur luftimet midis forcave izraelite dhe grupit palestinez Hamas kanë vazhduar edhe gjatë natës, me të tjerë të vrarë të raportuar.

Ish-kryeministri izraelit shpërndan fotografinë e një familjeje të vrarë nga sulmet e Hamasit
Lexo po ashtu Ish-kryeministri izraelit shpërndan fotografinë e një familjeje të vrarë nga sulmet e Hamasit

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një “bllokadë të plotë” në Rripin e Gazës.

“Jo energji elektrike, ushqim e as karburant”, ka thënë ai.

Urdhri i tij erdhi në kohën kur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në Jerusalem dhe në të gjithë Izraelin, ndërsa raketat janë lëshuar nga Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori