Nga: Skënder Tufa
Të varfër e të shoqëruar nga gisht tregues “bijtë e armikut“, kaluam fëmijërinë e largët ne jetimët (me babë të burgosur). Ishim shumë të lidhur, jo vetëm se kishim veç njëri-tjetrin, por se edhe kushtet e jetesës na detyronin. Sot në këtë ditë kujtoj atë dhomën e vogël e cila ishte për ne dhomë gjumi, kuzhinë, dhomë për të mësuar, ai divani ku ne të dy flinim ngushtë, të përqafuar e të mbuluar me jorganin e sajuar pulla-pulla.
Kur më mbërthyen e më plasën në një qeli, më beso, m’u duk se kisha hyrë në një botë me hapësirë më të madhe pasi biruca ishte më e madhe se dhomëza ku ne jetonim. Flija në dysheme i mbuluar nga katër batanije të vjetra të cilat duhej t’i mblidhja në mëngjes e të mos i hapja për tërë ditën. Divani i vogël tani ishte i tëri për ty e jorgani leckëngjitur do të të mbulonte vetëm ty.
Unë u dërgova në miniera për të bërë punën e skllavit, por edhe ty të dërguan në moçalet e kënetave për të bërë të njëjtën gjë, punën e skllavit.
Po a nuk ishte kështu, një popull i tërë?
Mbasi kaloi dekada u panë sërish, por tashmë mungonte ajo lidhja e parë, mungonte ajo buzëqeshja e pafajshme. Ne kishim kaluar një dekadë jetë në ambiente të ndryshme të cilat nën vuajtjet e shtypjes së regjimit na kishin ndryshuar edhe mënyrat e të sjellurit, mënyrat e komunikim, të të dashurit, të nderimit, kudhra që kish goditur shpirtrat tanë kishte dëmtuar brendësinë esenciale të tyre, dashurinë njerëzore.
Ne të dy kemi lindur në të njëjtën ditë, 6 tetor, me një periudhë dy vjeçare ndërmjet.
Sot ti ke jubileun e 60 vjetorit të lindjes, shumë vite, shumë stuhi dhe shumë dashuri e munguar.
Rrahja gjurmëlënëse e kudhrës së diktaturës.
Unë e kalova dekadën ferrjane atje ku koha dhe jeta njerëzore nuk kishte asnjë vlerë, e për të mbijetuar në atë vend çdonjërit i duhej të jetonte me një shëmbëlltyrë. Hija e nënës dhe shëmbëlltyra jote më kanë ndjekur në atë kalvar të dhimbshëm.
Kjo është arsyeja që në këtë ditë të dërgoj këtë foto për të të sjellë pak më pranë atë dashuri, atë përqafim të trupave të leckosur, të stomaqeve të uritur, të shpirtrave plot dashuri.
Njeriu gjithmonë kërkon atë që i mungon e ne dhimbje atë që nuk i kthehet me kurrë.
Sot dëshiroja të isha pranë teje, shpirtërisht unë jam aty, e të përqafoj si dikur kur të fusja në gji, qoftë edhe për një moment.
Nuk e di se çfarë më ka syri qe po me rrjedh lot …
Ta gëzosh vëlla ditëlindjen!
Rrofsh sa më gjatë e u trashëgofsh me nipa e mbesa!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE
Haveli dhe Rugova
KUJDES ME FJALËN
Këto pesë vepra të çuditshme surrealiste nuk janë ashtu siç duken!
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët