LAJMI I FUNDIT:

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, mbetet i vdekur ish-sulmuesi izraelit

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, mbetet i vdekur ish-sulmuesi izraelit

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës i ka marrë jetën edhe një ish-futbollisti izraelit.

Ish-sulmuesi izraelit, Lior Auslin ka mbetur i vdekur të shtunën mbrëma nga sulmet e palestinezëve.


I ndjeri ishte në një festë pranë Rripit të Gazës gjatë një sulmi të Hamasit. Anëtarët e Hamasit sulmuan lokalin ku Asulin po festonte ditëlindjen e tij të 43-të dhe pastaj filluan të qëllonin civilë.

Të gjitha garat sportive janë pezulluar, ndeshjet kualifikuese të Izraelit kundër Zvicrës dhe Kosovës me shumë gjasë do të shtyhen
Lexo po ashtu Të gjitha garat sportive janë pezulluar, ndeshjet kualifikuese të Izraelit kundër Zvicrës dhe Kosovës me shumë gjasë do të shtyhen

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por mediat izraelite shkruajnë se anëtarët e Hamasit kanë vrarë shumë civilë.

Lior Asulin pati një karrierë të gjatë futbolli 20-vjeçare, të cilën e kaloi duke luajtur në shumë klube izraelite, duke përfshirë gjigantë si Hapoel Tel Aviv dhe Beitar Jerusalem, me një udhëtim të shkurtër në Qipro.

Në nivelin më të lartë të futbollit izraelit, ai bëri 284 paraqitje dhe shënoi 88 gola. /Telegrafi/