LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha garat sportive janë pezulluar, ndeshjet kualifikuese të Izraelit kundër Zvicrës dhe Kosovës me shumë gjasë do të shtyhen

Të gjitha garat sportive janë pezulluar, ndeshjet kualifikuese të Izraelit kundër Zvicrës dhe Kosovës me shumë gjasë do të shtyhen

Ministria e Kulturës dhe Sportit e Izraelit ka njoftuar se të gjitha garat sportive në vend janë anuluar deri në një njoftim tjetër pas sulmit të djeshëm nga Hamasi dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Përveç pezullimit të të gjitha kampionateve për një kohë të pacaktuar, Ministria gjithashtu ndaloi çdo ekip apo delegacion izraelit të shkonte jashtë vendit.


Vetëm lojtarët e huaj të cilëve u është ofruar evakuimi në Greqi lejohen të largohen.

Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin - Izraeli nis operacionin “Shpata të Hekurta" kundër palestinezëve
Lexo po ashtu Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin - Izraeli nis operacionin “Shpata të Hekurta" kundër palestinezëve

Për momentin, për shkak të këtij vendimi të autoriteteve izraelite, vetëm Euroliga e basketbollit, Eurocup dhe FIBA ​​Champions League do të hiqen nga garat evropiane.

Ndeshjet e Izraelit me Zvicrën dhe Kosovën   

UEFA në orët në vijim do të dëgjojë kërkesën e federatës së Tel Avivit dhe pothuajse me siguri do të ricaktojë oraret e ndeshjeve të kombëtares izraelite me Zvicrën (në shtëpi) dhe Kosovën (jashtë), të cilat fillimisht ishin menduar të luheshin më 12 dhe 15 tetor.

Lufta në Izrael, e cila filloi të shtunën dhe që tashmë ka shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur, alarmoi edhe UEFA-n, pasi ekipi izraelit do të luante dy ndeshje në Euro 2024 kundër Zvicrës më 12 dhe 15 tetor në Tel Aviv, dhe me Kosovën, në Prishtinë.

“Ne po monitorojmë situatën me shumë kujdes. Jemi në kontakt të përhershëm me federatat. Ka mundësi që ndeshja Izrael-Zvicër të zhvendoset në terren neutral”, ka thënë një zëdhënës i UEFA-s.

Ndërkohë mediat në Izrael dje shkruanin se takimi me Zvicrën mund të zhvillohej në Qipro, por tani mundësia më e madhe është të shtyhet dhe këtë e ka konfirmuar Moshe Zuares, presidenti i federatës.

Izraeli pas tetë ditësh luan ndaj Kosovës në Prishtinë, por ndeshja ndaj Zvicrës tashmë është në pikëpyetje
Lexo po ashtu Izraeli pas tetë ditësh luan ndaj Kosovës në Prishtinë, por ndeshja ndaj Zvicrës tashmë është në pikëpyetje

Ai u ka kërkuar drejtuesve të UEFA-s që të dyja ndeshjet, me Zvicrën dhe Kosovën, të mos luajnë javën e ardhshme sepse kombëtarja nuk mund të stërvitet apo të udhëtojë jashtë vendit pa lejen e forcave të sigurisë.

Vendimi pritet të merret së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori