LAJMI I FUNDIT:

Qytetari gjen pesëlirësh dhe zinxhir ari afër stacionit të autobusëve në Prishtinë, i dorëzon në polici

Qytetari gjen pesëlirësh dhe zinxhir ari afër stacionit të autobusëve në Prishtinë, i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Komuna e Vitisë ka gjetur sasi ari (një pesëlirësh dhe një zinxhir) afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.

Sipas njoftimit, të njëjtat qytetari i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti.


“Në Stacionin Policor Viti me datën 04.10.2023 është paraqitur një qytetar nga Komuna e Vitisë i cili ka njoftuar se afër stacionit të autobusëve në Prishtinë me datën 03.10.2023 ka gjetur një sasi ari (një pesëlirësh dhe një zinxhir) dhe të njëjtat i ka dorëzuar në Stacionin Policor Viti”, thuhet në komunikatën për media.

“Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan kërkon mirëkuptim nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndaj tek qytetarët në mënyrë që personi i cili besohet që ka humbur arin e lartcekur të paraqitet në Stacioni Policor Viti”.

Tutje thuhet se Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

“Po ashtu apelojmë tek qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/