LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se përfituan rreth 80 mijë euro, gjoja për sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se përfituan rreth 80 mijë euro, gjoja për sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me datë 02.10.2023 kanë arrestuar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “Mashtrimit” e sanksionuar sipas kodit penal të RKS-së.

Sipas PK-së, të dyshuarit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje gjatë viteve 2021 – 2022  dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në regjionin e Ferizajt duke u kërkuar para me qellim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani.


Në bazë të dëshmive të siguruara deri me tani dyshohet se vlera e mashtrimit të përfituar nga të dyshuarit arrin në 80,000.00 (tetëdhjetë mije) euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezence të avokateve mbrojtës ku i dyshuari me iniciale (N.L.) me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara (K.L.) është liruar në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori