LAJMI I FUNDIT:

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Granit Xhaka është larguar nga Arsenali këtë verë për t’u rikthyer në Bundesliga, ku ka nënshkruar për Bayer Leverkusenin.

Mesfushori shqiptar kaloi shtatë vite shumë të suksesshme në Londër, por në fund vendosi të largohej edhe pse sezonin e kaluar ishte ndër më të mirët te Topçinjtë.


Duke folur për NZZ Am Sonntag, Xhaka ka treguar edhe për vendimin që kishte marrë për tu larguar nga Londra.

“Nuk erdha në Leverkusen si shef, por sepse kërkoja një sfidë të re. Ndjeva sikur koha ime në Arsenal kishte mbaruar për mua pas shtatë vitesh në Londër. Kam ardhur këtu si lojtar dhe person me përvojë”, tha Xhaka.

Të shumta ishin raportimet se Xhaka u largua nga Londra shkaku i gruas së tij Leonitës, por ai e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se vendimin e ka marrë vetëm si futbollist.

“Ndonjëherë shkruhej se po kthehesha në Gjermani për shkak të gruas sime. Kjo nuk është e vërteta. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur në Londër. Vendimin e mora vetëm si futbollist dhe sportist”.

Xhaka pas barazimit ndaj Bayernit: Meritojmë respekt pasi kthyem dy herë rezultatin
Lexo po ashtu Xhaka pas barazimit ndaj Bayernit: Meritojmë respekt pasi kthyem dy herë rezultatin

“Kam ardhur në një klub të madh në Gjermani që ka një plan dhe dëshiron të arrijë diçka. Sigurisht që ndryshimi ishte më i lehtë për ne, sepse dikur jetonim në Düsseldorf dhe është afër Mönchengladbach, ku u rrit gruaja ime”, tha Xhaka.

Krejt në fund 31-vjeçari tha se te Arsenali ishte shumë kaos dhe kishte presion të madh, gjë që te Leverkuseni nuk është një gjë e tillë.

“Mund të shihni se si është në të vërtetë nëse mund të stërviteni këtu çdo ditë dhe të jeni atje. Mund të punosh në paqe te Bayer Leverkusen, nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Ky është një avantazh”.

“Në Arsenal presioni është i ndryshëm. Por ne kemi ambicie të larta sepse e dimë se kemi potencial të madh në ekip. Nëse vazhdojmë të punojmë kështu dhe mbajmë këmbët në tokë, mund të arrijmë diçka”, tha Xhaka. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Ligue 1
Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

Kombëtarja e Shqipërisë
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Boks
Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

La Liga
Kalo në kategori