LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Bayern Munich zbulon se ka refuzuar Real Madridin para se t’i bashkohej klubit bavarez

Ylli i Bayern Munich zbulon se ka refuzuar Real Madridin para se t’i bashkohej klubit bavarez

Nuk është sekret se gjatë viteve të fundit, Real Madrid ka ndryshuar strategjinë e transferimit të lojtarëve. Ata tani janë më shumë të fokusuar në blerjen e lojtarëve të rinj në moshë, se sa yje të gatshëm me çmime të larta.

Një ndër lojtarët për të cilin madrilenët kishin shprehur interesim ka qenë edhe Mathys Tel.

Tel konsiderohet si një nga sulmuesit e rinj më të talentuar në Evropë dhe së fundmi ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme me klubin gjerman.


Francezi iu bashkua Bayernit verën e vitit të kaluar nga ekipi francez Rennes, ani pse ai ka mundur t’i bashkohej Real Madridit.

Në një intervistë për mediat franceze ai tha se ka pasur një ofertë nga Los Blancos para se të kaloj në Gjermani.

“Real Madrid apo Bayern? Është e vërtetë se shumë klube u interesuan për mua në 2022. Është shumë e vërtetë, por unë isha i fokusuar vetëm tek Bayerni. Nuk kisha opsion tjetër sepse unë e vlerësova projektin e tyre njerëzit mbrapa atij projekti”, u shpreh Tel.

Real Madridi konsideron transferimin e talentit të Bayern Munichut si alternativë për Mbappen
Lexo po ashtu Real Madridi konsideron transferimin e talentit të Bayern Munichut si alternativë për Mbappen

Real Madridi mendon se fakti që nuk ia dolën të nënshkruajnë me Tel ishte një mundësi e madhe e lëshuar, edhe pse ditëve të fundit është raportuar se klubi spanjoll mund të bëjë një lëvizje për të në verën e vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori