LAJMI I FUNDIT:

Xhiro e derbive në Superligë, sot dy skuadrat e para përballë njëra tjetrës

Xhiro e derbive në Superligë, sot dy skuadrat e para përballë njëra tjetrës

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tetë që janë në program për tu zhvilluar.

Është një xhiro ku zhvillohen dy derbi, njëri në Suharekë dhe tjetri në Lipjan ku përballen skuadrat e qytetit të Gjilanit.


Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para adhuruesve të vet pret Llapin në një duel që pritet të jetë i zjarrtë.

Dy skuadrat aktualisht janë në krye të Superligës së Kosovës me nga 16 pikë pas xhiros së shtatë, edhe pse Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive dhe ndeshja në Suharekë pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Dueli tjetër i ditës së sotme pritet të zhvillohet mes Lirisë dhe Malishevës në Prizren.

Vendasit kërkojnë këndelljen pas dy humbjeve radhazi, derisa edhe Malisheva synon të kthehet te pikët pasi ka pësuar tre disfata në tre xhirot e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po e transferon lojtarin që është në garë për çmimin Puskas

Barcelona po e transferon lojtarin që është në garë për çmimin Puskas

La Liga
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve: Anglia 2-1 Sllovakia

Notat e lojtarëve: Anglia 2-1 Sllovakia

Përfaqësueset
Me një paraqitje të shëmtuar, Anglia kalon në çerekfinale të Euro 2024 - aty ku do të përballet me Zvicrën

Me një paraqitje të shëmtuar, Anglia kalon në çerekfinale të Euro 2024 - aty ku do të përballet me Zvicrën

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Kalo në kategori