LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Gjaku i rreshterit Bunjaku s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i rreshterit Bunjaku s’do të humbë asnjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca ishin sot në vizitë në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të Policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku.


Ai tha se “Vepra e tij dhe përkushtimi ndaj atdheut, do të jetë gjithmonë në mendjet e zemrat tona”.

“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi kryeministri Kurti në librin e ngushëllimeve.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Demi i përgjigjet zyrtarëve të Qeverisë, rithekson se Kurti kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore

Demi i përgjigjet zyrtarëve të Qeverisë, rithekson se Kurti kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore

Lajme
Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Lajme
Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Lajme
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Kalo në kategori