Shtatzënat adoleshente në Maqedoni, tre herë më shumë sesa në BE
Sot më 28 shtator është dita botërore e abortit të sigurt. Asociacioni i Maqedonisë së Veriut i gjinekologëve dhe obstetërve (AMGJO) dhe HERA kanë mbajtur një konferencë për shtyp, ku kanë folur kryetari i AMGJO-së, Gligor Tofoski, udhëheqësja programore e HERA-s, Vesna Matevska dhe kryetarja e komisionit për mundësi të barabarta të komunës Qendër, Drita Iseni.
Në kumtesën e HERA-s flitet në lidhje me përfshirjen dhe informimin e moshës më të re dhe mbrojtjen në marrëdhëniet seksuale, si dhe shtatzënitë e paplanifikuara në adoleshencë.
“Me këtë konferencë për shtyp dëshirojmë ta kthejmë vëmendjen drejt faktit se një përqindje e konsiderueshme, posaçërisht e djemve të moshës 15-vjeçare tashmë kanë pasur përvojë seksuale, ndërsa marrëdhënia e mbrojtur seksuale është praktikë vetëm tek 20 për qind e vajzave dhe 62 për qind e djemve mes popullatës shqiptare, përkatësisht 64 për qind e djemve dhe 52 për qind e vajzave mes popullatës maqedonase. Nga çiftet e reja deri 29 vjeç, vetëm 12.8 për qind shfrytëzojnë mjet modern kontraceptiv. Si pasojë, shkalla e shtatzënisë së paplanifikuar në adoleshencë është pothuajse tre herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesën e HERA-s.
Edhe krahas këtyre të dhënave alarmante, siç shtojnë nga atje, asnjë nga pak mjetet e kapshme moderne kontraceptive në vend nuk është në listën pozitive të barërave.
Ndërkaq gjinekologët njoftojnë se si pasojë e mos informimit adoleshentët po hasin në probleme fizike dhe psikike.
“Numri i moshave të reja që po hasin në pasoja psikike dhe fizike po vjen si rezultat pas marrëdhënieve seksuale dhe dëmet që vinë pas saj. Mos informimi i moshave të reja po bën që shtatzënitë e hershme të kenë shumë komplikime në mitër, si infektime, ndryshime hormonale sepse tek moshat e reja statusi hormonal nuk është ende i zhvilluar. Pasojat psikike ndikojnë më shumë tek moshat e reja se sa te ato më të vjetra, e sidomos kur kemi të bëjmë me shtatzëni të parë, shpesh jemi informuar se ka shkuar deri tek tentativa për vetëvrasje”, deklaroi për KOHA, gjinekologe N.A. Ajo bën thirrje deri tek institucionet kompetente që të mos lejohet shitja e testeve të shtatzënisë në çdo vend të mundshëm, por që të shiten vetëm nga farmacitë që njoftojnë spitalin dhe pastaj të bëhen analiza, me qëllim parandalimin e rreziqeve tek moshat e reja sidomos adoleshentëve.
“Ligji për abortin në Maqedoni është mjaft progresiv, sidomos me ndryshimet e fundit që u bënë, duke ua lehtësuar grave edhe procedurën burokratike. Ligjin e kemi mjaft të mirë, por mungon në përgjithësi informimi i grave dhe burrave për të drejtat e tyre sa i përket shëndetit reproduktiv, mundësitë për abort dhe opsionet që i kanë”, deklaroi Rita Beadini, aktiviste.
Në lidhje me përfshirjen e edukimit seksual në shkolla Beadini tha se kjo është mënyra më e duhur për informimin të përgjithshëm. “Përfshirja e edukimit seksual nëpër kurrikulat shkollore do të ndihmonte informimin e përgjithshëm të të rinjve për këto mundësi. Gjithmonë më i mirë është parandalimi, se sa përballja me pasojat. Andaj edukimi i duhur për mënyrat e mbrojtjes nga shtatzënitë e padëshiruara do të ishte shumë më efikas për të parandaluar që të vijë puna deri te aborti”, tha ajo.
Në dhjetor 2020, Ministria e Shëndetësisë e miratoi Udhëzimin klinik për abortin medikamentoz në përputhje me parimet e OSHB, me të cilin do të mundësohet edhe cilësi më e mirë e shërbimeve për abortin. Njëkohësisht udhëzimi për gjinekologët e rregullon edhe mënyrën e realizimit të abortit medikamentoz i cili deri tani ishte rregulluar me ligj në shtetin tonë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë