LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ka harruar si duket fitorja, barazon edhe me Dukagjinin në shtëpi

Prishtina ka harruar si duket fitorja, barazon edhe me Dukagjinin në shtëpi

Prishtina dhe Dukagjini kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Të parët në këtë ndeshje shënuan kryeqytetasit ku nga pika e bardhë ishte i saktë Albin Krasniqi në minutën e 22-të.

Por mysafirët nuk vonuan shumë dhe barazuan rezultatin me autogolin e shënuar Ardian Muja për 1-1.


Pak pa u mbyllur pjesa e parë  Prishtina arriti të shënojë sërish edhe kësaj radhe ishte autogol i Elton Basri për 2-1.

Dukagjini u lëshua në sulm në pjesën e dytë, duke kërkuar golin dhe këtë e gjeti në minutën e 55-të me Altin Merlakun.

Deri në fund të dy skuadrat tentuan të ndryshonin rezultatin, por nuk ia arritën.

Prishtina pas këtij barazimi mbetet e katërta me 12 pikë, ndërsa Dukagjini është i shtati me 7 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore