Osmani-Loson: Mbretëria e Bashkuar ishte partner i vazhdueshëm në mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit për mentorimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Drejtorisë për NATO-n dhe Çështjet Politike dhe të Sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, njoftojnë nga MPJ.
“Me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit, në mënyrë shtesë forcojmë aleancën tonë në NATO dhe e pasurojmë kornizën kontraktuale ndërmjet dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar, si aleati dhe miku ynë i rëndësishëm, kontribuon në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të realizimit më efektiv të rolit tonë politik dhe koordinues në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë”, theksoi Osmani.
Ambasadori Lason tha se Mbretëria e Bashkuar ishte partner i vazhdueshëm në mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s.
“Mbretëria e Bashkuar ishte partner i vazhdueshëm në mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s. Ky projekt është edhe një shembull tjetër i mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Maqedoninë e Veriut si aleate e NATO-s, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve dhe aftësive në mënyrë që ajo të vazhdojë të kontribuojë dhe të përmbushë rol më të rëndësishëm si anëtare e NATO-s”, tha ambasadori Loson, duke shtuar se donacionet e Mbretërisë së Bashkuar në formën e pajisjeve, sigurimit të instruktorëve të trajnimit, dërgimit të këshilltarëve dhe pjesëmarrjes në stërvitjet e përbashkëta kontribuuan në përmbushjen e qëllimit të përbashkët, sigurimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Njëherit, ai shtoi se këto përpjekje janë dëshmi e përkushtimit të të dy vendeve për të garantuar mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e Aleancës së NATO-s.
Projekti, shtojnë nga MPJ, është paraparë të zgjasë deri në mars të vitit 2024 dhe duke dërguar ekspert rezident pritet të kontribuojë në pjesëmarrjen e shkathët dhe me kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe ekspertëve civilë në punën e strukturave të NATO-s. Gjithashtu, projekti duhet të kontribuojë në gatishmërinë e përgjithshme të institucioneve tona për të siguruar menaxhim shumë efektiv dhe efikas të roleve politike në fushën e politikës së sigurisë dhe çështjeve të sigurisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker