LAJMI I FUNDIT:

Në mëngjes apo në mbrëmje? Koha kur preferohet konsumimi i qumështit

Në mëngjes apo në mbrëmje? Koha kur preferohet konsumimi i qumështit
(Foto: Pexels)

Qumështi është një nga produktet më të konsumuara të bulmetit.

Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.

Proteinat

Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm.


Përveç proteinave, qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.

Aktiviteti fizik

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për ta furnizuar organizmin me proteina dhe kalcium.

Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalcium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.

Nepsi

Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për ta pirë qumësht.

Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.

Pagjumësia

Nëse keni probleme me gjumin, atëherë këshillohet që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë.

Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.

Keni probleme me fjetjen? Përmes këtyre ushqimeve do të thelloheni në gjumë
Lexo po ashtu Keni probleme me fjetjen? Përmes këtyre ushqimeve do të thelloheni në gjumë

Çlodhja

Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje.

Qumështi përmban aminoacide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.

Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.

Tretja

Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.

Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do ta dëmtoni shëndetin.

Sasia e mjaftueshme e konsumimit ditor të qumështit është rreth 150 deri në 200 mililitra.

Konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm, por e rrit tepër barkun: Krijon gazra dhe yndyrë, çon në kapsllëk dhe fryrje
Lexo po ashtu Konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm, por e rrit tepër barkun: Krijon gazra dhe yndyrë, çon në kapsllëk dhe fryrje

Disa këshilla për qumështin

Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh, sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.

Gjatë zierjes së qumështit përzieni rregullisht me lugë druri.

Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.

Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e radhës.

Qumështi duhet ngrohur ose zier në sobë dhe jo në mikrovalë.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori