LAJMI I FUNDIT:

Bayerni pritet ta testojë Barcelonën me një ofertë të madhe për Pedrin

Bayerni pritet ta testojë Barcelonën me një ofertë të madhe për Pedrin

Pedri është padyshim futbollisti më i rëndësishëm i Barcelonës dhe ai ka fituar një status si lojtar i patransferueshëm.

Por në futboll asgjë nuk është e pamundur dhe shpesh herë edhe lojtarët e tjerë që janë konsideruar si të patransferueshëm kanë ndryshuar skuadër.


Mesfushori i talentuar spanjoll është dëshirë e shumë klubeve të mëdha evropiane, por deri tani Barcelona i ka rezistuar ofertave.

Nëntë lojtarët e Barcelonës me klauzolë marramendëse lirimi prej 1 miliard eurosh
Lexo po ashtu Nëntë lojtarët e Barcelonës me klauzolë marramendëse lirimi prej 1 miliard eurosh

Katalunasit janë në krizë financiare dhe Bayern Munichu po mundohet ta shfrytëzojë këtë gjë.

Barcelona është në një situatë delikate financiare dhe Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë një shifër që varion nga 100 deri në 120 milionë euro për Pedriun.

Ky do të shënonte një transferim rekord për Bayernin, por ata besojnë se cilësia dhe potenciali i Pedriut e justifikojnë.

Pedri është bërë një nga talentet më emocionuese në futbollin evropian dhe ka dëshmuar vlerën e tij si për Barcelonën ashtu edhe për kombëtaren spanjolle. Aftësia e tij për të kontrolluar lojën në mesfushë dhe vizioni i tij janë cilësi që i kanë bërë përshtypje klubeve në mbarë botën.

Megjithatë duket e vështirë se Barcelona të heqë dorë nga ylli i tyre, edhe pse Bayerni do të tentoj për transferimin e Pedrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori