Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar sot lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës.
Stano në një deklaratë për media tha se duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Hetimet janë duke vazhduar dhe ato nuk janë kryer akoma. Ato janë krejtësisht në duart e Policisë së Kosovës dhe me kërkesë të tyre ato asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i. Sa më shumë të zgjasin hetimet, nuk është mirë.
Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Për sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë. Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë Stano, raporton Telegrafi.
Ai tha më tej se EULEX-i është në terren si reaguesi i dytë dhe është i angazhuar me kërkesë të Policisë së Kosovës, ashtu siç është i mandatuar.
“Bashkëpunimi deri më tash ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është shumë i mirë. Komandanti i EULEX-it është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe informon për të gjitha hollësitë në terren.
E kemi thënë disa herë dhe po e përsëris, tani për tani është shumë e rëndësishme që të jenë të gjithë faktet, të jetë plotësisht e qartë dhe plotësisht e hetuar se çka ndodhi, si ndodhi, kush po merrte pjesë, kush po e organizonte dhe të gjithë ata përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist, duhet të vihen para përgjegjësisë dhe ballafaqohen me drejtësinë. Kjo është e padiskutueshme dhe ky është qëndrim i prerë i BE-së.
Komunikimi ynë me partnerët bëhet në kanalet e përshtatshme dhe jo nëpërmjet mediave e publikut. Pra, ne jemi në kontakt, po bëjmë aq sa mundemi brenda kompetencave dhe mandatit, por përfundimisht ajo çka është më se e rëndësishme në këtë fazë, në raport me sulmin terrorist, nga e diela është që të ketë qartësi të plotë, të ketë një hetim të mirëfilltë për të parë se kush mban përgjegjësi”, tha ndër të tjera Stano. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend