LAJMI I FUNDIT:

Në moshën 98-vjeçare, vdes ish-presidenti italian Napolitano

Në moshën 98-vjeçare, vdes ish-presidenti italian Napolitano

Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano, dikur komunist që ndihmoi vendin të përballet me krizën e borxhit në vitin 2011, vdiq të premten në moshën 98-vjeçare.

Napolitano krijoi një marrëdhënie të ngushtë me Papa Benediktin XVI, paraardhësin e Françeskut, dhe ishte një nga të paktët njerëz që ishte paralajmëruar paraprakisht për dorëheqjen befasuese të Benediktit në shkurt të vitit 2013.

Presidenca italiane zakonisht është ceremoniale, por Napolitano përdori kompetencat në fund të vitit 2011 për të shmangur krizën duke emëruar ish-teknokratin e Komisionit Evropian, Mario Monti për të udhëhequr një qeveri pas dorëheqjes së kryeministrit, Silvio Berlusconi në një mosmarrëveshje mbi shkurtimet e shpenzimeve.


Dy vjet më vonë, ai theu një tjetër ngërç kur ndërmjetësoi një koalicion të madh nën politikanin e qendrës së majtë, Enrico Letta, pas zgjedhjeje parlamentare.

Napolitano u bë president në vitin 2006 dhe u zgjodh për një mandat të dytë shtatëvjeçar vitin 2013.

Ai dha dorëheqje në vitin 2015, duke përmendur moshën e tij, raporton reuters.

Gjatë një karriere politike që filloi në fillim të viteve 1950, ai u zgjodh në parlamentin italian dhe evropian dhe shërbeu si ministër i Brendshëm dhe kryetar i dhomës së ulët të parlamentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Azia
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Evropa
Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

Amerika
Lego prezantoi një kub të bërë nga pluhuri hapësinor: A është një zgjidhje për vendosjen e Hënës?

Lego prezantoi një kub të bërë nga pluhuri hapësinor: A është një zgjidhje për vendosjen e Hënës?

Botë
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Amerika
Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Amerika
Kalo në kategori