LAJMI I FUNDIT:

Magnati i mediave, Murdoch jep dorëheqje nga FOX dhe News Corp

Magnati i mediave, Murdoch jep dorëheqje nga FOX dhe News Corp

Rupert Murdoch ka dhënë dorëheqje si kryetar i Fox Corp dhe News Corp, duke i dhënë fund një karriere prej më shumë se shtatë dekadash gjatë së cilës ai krijoi një perandori mediatike që shtrihej nga Australia në Shtetet e Bashkuara.

Djali i Murdoch, Lachlan, do të bëhet kryetari i vetëm i News Corp dhe do të vazhdojë si kryetar dhe CEO i FOX.


“Në emër të bordeve të drejtorëve të FOX dhe News Corp, ekipeve drejtuese dhe të gjithë aksionarëve që kanë përfituar nga puna e tij e palodhur, përgëzoj babanë tim për karrierën e jashtëzakonshme 70-vjeçare”, tha Lachlan Murdoch.

Murdoch, i cili ka aksione pothuajse kontrolluese në të dyja kompanitë, do të emërohet “Kryetar Nderi” kur dorëheqja të hyjë në fuqi në një mbledhje të përgjithshme të aksionarëve të muajit nëntor, raporton aljazeera.

Murdoch u zotua në një letër drejtuar punonjësve se do të mbetej i angazhuar në Fox. “Në rolin tim të ri, ju garantoj se do të përfshihem çdo ditë në garën e ideve”, ka shkruar ai.

“Kompanitë tona janë komunitete dhe unë do të jem një anëtar aktiv i komunitetit tonë. Unë do t’i shikoj transmetimet tona me një sy kritik, duke lexuar gazetat, faqet e internetit dhe librat tanë me shumë interes”, pohoi miliarderi.

Njoftimi i së enjtes vjen vetëm disa muaj pasi Murdoch, 92 vjeç, hodhi poshtë një plan që do të kishte ribashkuar perandorinë e mediatike – FOX dhe News Corp.

Ai gjithashtu vjen pasi FOX arriti një marrëveshje prej 787.5 milionë dollarësh me Dominion Voting Systems në muajin prill mbi akuzat se rrjeti shtyu qëllimisht pretendime të rreme për kompaninë me bazë në Kolorado dhe rolin e saj në zgjedhjet presidenciale të 2020-s në SHBA. FOX ka mohuar çdo keqbërje në këtë rast.

Përveç FOX News, Murdoch krijoi rrjetin e transmetimit FOX, i pari që sfidoi me sukses rrjetet “Big Three” në SHBA – ABC, CBS dhe NBC. Ai është gjithashtu pronar i gazetave The Wall Street Journal dhe New York Post. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Biden thotë se nuk do të furnizojë me armë Izraelin nëse kryen ofensivë në Rafah

Biden thotë se nuk do të furnizojë me armë Izraelin nëse kryen ofensivë në Rafah

Azia
Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore

Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore

Botë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori