LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po e konsideron uljen e taksës së energjisë elektrike me 95 për qind

Gjermania po e konsideron uljen e taksës së energjisë elektrike me 95 për qind

Gjermania po e konsideron marrjen uljen e taksës së energjisë elektrike me 95 për qind, për shkak të rënies së shitjeve të pompave termike, një lëvizje e mbështetur nga politikanë liberalë dhe konservatorë.

Nga viti 2024, Gjermania dëshiron të ketë 500 mijë pompa të instaluara brenda një viti.


Ministria gjermane e Ekonomisë takon rregullisht prodhues dhe grupe të tjera të interesit për të diskutuar mënyrat e mbështetjes së rritjes së përdorimit të pompave termike.

Karburanti i kësaj pompe – energjia elektrike – vazhdon të jetë shumë i shtrenjtë.

“Taksa e energjisë elektrike, në veçanti, është një relikte e së kaluarës dhe sot funksionon kundër qëllimeve klimatike. Ne nuk bëjmë thirrje për trajtim të veçantë, por për kushte të drejta, konkurruese në mënyrë që kalimi nga gazi dhe nafta në pompat e ngrohjes të shpërblehet shpejt përmes kostove operative më të favorshme”, thekson Martin Sabel nga Shoqata gjermane e Pompave Termike.

Taksa e energjisë elektrike e Gjermanisë ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2003, kur BE-ja miratoi Direktivën e saj të Tatimit të Energjisë që vendos norma minimale në mbarë bllokun evropian për produktet energjetike.

Shkalla më e ulët për tatimin e energjisë elektrike është 0.5 euro për MWh krahasuar me normën e sotme prej 20.5 euro për MWh – që do të thotë se ulja e parashikuar mund të arrijë me rreth 95 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori