LAJMI I FUNDIT:

Familja kërkon drejtësi për 3-vjeçarin që dyshohet se u keqtrajtua, avokati i edukatores thotë se rasti është hiperbolizuar

Në vendin ku prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar e për t’u socializuar, një 3-vjeçar dyshohet se pësoi dhunë fizike. Bëhet fjalë për Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se dy edukatore rrahën një fëmijë. N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare janë ndaluar për 48 orë, si të dyshuara për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Rasti u bë mediatik pasi familjari i fëmijës, Fatos Geci, ka publikuar pamjet e momentit në Facebook.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që “të bëjnë punën e tyre”.


“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Për rastin para mediave ka folur edhe nëna e 3-vjeçarit, Fitore Geci, sipas së cilës ai ka probleme shëndetësore dhe edukatoret e kopshtit nuk e kanë ushqyer.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë, i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal, i ka hëngër dy hamburgera dhe e ka pi një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali, por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.

U rrah nga tri edukatore, publikohen pamjet se si u lëndua trevjeçari në një kopsht në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu U rrah nga tri edukatore, publikohen pamjet se si u lëndua trevjeçari në një kopsht në Fushë Kosovë

E masa ndaj përgjegjësve të këtij rasti ka paralajmëruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Para mediave, ajo ka thënë se rasti i dhunës ndaj 3-vjeçarit nuk është i izoluar.

“Pres dhe do të sigurohem që si ministre të merren të gjitha masat që janë të parapara ndaj abuzuesve të fëmijëve tanë. Jam tejet e shqetësuar që nga ato pamje duket se nuk është rast i izoluar, nuk është vetëm reagim i një edukatore, por shihet se është më shumë se një person, që kanë qëndruar indiferente ndaj rastit”, ka deklaruar Nagavci.

Para mediave ka folur edhe avokati i familjes së 3-vjeçarit, Nasuf Hasani, i cili ka thënë se pret që organet e drejtësisë të veprojë sipas procedurave.

Trevjeçari rrihet brutalisht nga edukatorja në një çerdhe në Fushë Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Trevjeçari rrihet brutalisht nga edukatorja në një çerdhe në Fushë Kosovë (Video)

“Uroj të mos ketë më raste të tilla. Është hera parë, fëmija ka trauma, sa i përket kopshtit tashmë është e pamundur të dërgohet, ai ka qenë edhe i izoluar nga fëmijët tjerë. Edhe gjatë natës, ai po ka truma, nuk dëshiron të kujtojë muhabetet rreth kopshtit, ai duhet t’i nënshtrohet tretmanit të psikologut”, ka thënë avokati.

Por, akuzat ndaj klientes së tij i ka hedhur poshtë avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi Ynë”.

Bajram Zogiani, avokat i edukatores N.M, ka thënë se rasti është hiperbolizuar fillimisht nga mediat e më pas nga familjarët.

Teksa ka mohuar akuzat për keqtrajtim, Zogiani ka shtuar se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.

“Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediat e më pastaj nga prindërit”, ka thënë avokati para mediave, teksa ka pyetur se nga kush janë publikuar pamjet dhe nëse janë verifikuar ato.

Ndërsa drejtoresha e kopshtit, Sherife Tërnava, nuk ka pranuar të flasë për rastin. Sipas saj, me të po merren institucionet e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori