LAJMI I FUNDIT:

“Ruga e Re”, Abdixhiku sot prezanton 100 projekte

“Ruga e Re”, Abdixhiku sot prezanton 100 projekte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot do t’i publikojë në dy pjesë të 100 projektet e zotimet e ‘Rrugës së Re’.

Kreu i LDK-së thotë se ato janë të elaboruara në një program voluminoz e të detajuar i cili në plotni do të prezantohet në Konventën e madhe programore të Lidhjes Demokratike gjatë muajve tetor e nëntor të këtij viti.


Ai ka ftuar qytetarët që t’i japin mendimet për projektet e propozuara nga LDK, transmeton Telegrafi.

“Ju ftoj t’i lexoni ato. Të jepni mendimet tuaja për to. Të diskutojmë bashkërisht për to, e në raste dhe t’i pasurojmë ato. ‘Rruga e Re’ fundja do të jetë një udhërrëfyes i gjallë me plotësime gjatë gjithë kohës. Kam kaluar 2 vitet e fundit duke dëgjuar. ‘LDK ju dëgjon’ ka qenë platforma e vetme politike në vend që ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarë. Kam mbledhur mbi 200 profesionistë të vendit me të cilët bashkërisht kemi ndërtuar një plan ambicioz për Republikën. Kam zhvilluar takime me media e gazetarë, shoqëri civile, profesorë universitarë e biznese që përbëjnë mbi 80% të ekonomisë sonë. Kam marrë mendimet e tyre; u kam shpalosur rrugën tonë përpara”, thotë ai.

Tutje, ai ka shtuar “kam vizituar ndërmarrës të mëdhenj e familjarë, individë me arritje spektakulare, grupe përfaqësuese e vet punëtorë të palodhshëm të vendit tonë. Kam marrë më të mirën e tyre – dijet, pikëpamjet e vizionet që kanë”.

Sipas tij, tani koha është për të diskutuar mbi idetë .

“Me bashkudhëtarët e Lidhjes – dhe jo vetëm – do të shpalosim secilin projekt në detaje. Do të hapim debate të gjëra në gjithë vendin. Do ta shpalosim të djathtën tonë si vlerë përparimtare e zhvillimore. Si antidot i zymtësisë së tanishme; si shërues i polarizimit përçarës; si shpërthim i ngufatjes në të shkuarën. Ne duam të flasim për të ardhmen. E shkuara s’na kthehet më. S’kemi pse humbasim kohë. E ardhmja po na ikën përpara. Ne shohim një Kosovë më ndryshe. Ku urrejtja e brendshme zëvendësohet me unitet nacional. Ku akuzat, sharjet e ofendimet zëvendësohen me projekte të mëdha. Ku cinizmi zëvendësohet me ambicie e ëndrra që lehtësisht bëhen realitet”, thotë mes tjerash ai.

Kurti shton tutje “duam të flasim për atdheun tonë si një vend që pasurohet siç dhe e meriton; me një shoqëri moderne e me një gjeneratë që e bën Kosovën të barabartë mes shteteve e kombeve evropiane. E ardhmja jonë është e ndritshme”.

Abdixhiku pohon se rruga e re e tyre dërgon atje, duke shtuar ” se ne kemi gjetur rrugën përpara; është koha ta bëjmë të njëjtën së bashku”.

“Kjo është Pjesa e Parë e 100 projekteve tona”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori