Manchester United e ka nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin e ri në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq në pesë sfidat e para kanë pësuar tre disfata, teksa kanë grumbulluar vetëm gjashtë pikë. Humbja e fundit ishte në shtëpi nga Brighton me rezultat 1-3 duke konfirmuar formën e dobët që po kalojnë Djajtë e Kuq.
Mesfushori danez Christian Eriksen ka thënë se nuk po kalojnë nëpër një formë të mirë dhe iu duhet pak fat për të kaluar këtë krizë.
“Është një humbje e rëndë, duhet të analizojmë veten. Kemi ndryshuar disa gjëra, por jemi të zhgënjyer”, tha Eriksen.
“Na mungojnë gjërat e vogla, pak fat. Ne kemi nevojë për këtë për të kapërcyer krizën”, u shpreh mesfushori danez.
Ndeshjen e radhës United e zhvillon në udhëtim te Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë në fundjavë për Djajtë e Kuq do të jetë një tjetër udhëtim te Burnley. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohet emri i yllit të Real Madridit i cili do ta trashëgojë fanellën me numrin tetë nga Kroosi
Tifozët e Chelseat u përleshën për fanellën e Jackson, njëri përfundoi keq
Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251