LAJMI I FUNDIT:

Muriqi nuk e harron dot ndeshjen në Bukuresht: Njerëzit po harrojnë që do të vdesim të gjithë një ditë, pse përzihet politika në futboll

Muriqi nuk e harron dot ndeshjen në Bukuresht: Njerëzit po harrojnë që do të vdesim të gjithë një ditë, pse përzihet politika në futboll

Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të parë sezonal me Mallorcën në La Liga.

Megjithatë sulmuesi kosovar nuk e ka harruar ende ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës të zhvilluar në Bukuresht dhe është pyetur për të.


Pas ndeshjes që Mallorca e fitoi 0-1 në udhëtim te Celta Vigo, Muriqi ka thënë se njerëzit po harrojnë që një ditë do të vdesin të gjithë dhe duhet të jetojnë në paqe duke theksuar se pse vendoset politika në futboll.

“Njerëzit po harrojnë se ne jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë të gjithë në paqe. Pse e vendosin politikën në futboll?”

“Futbolli është diçka që na bashkon, na bën të kënaqemi. Këtu sot ka 20,000 njerëz që duan të shijojnë një gol, një top. I vënë këto vlera dhe janë shumë të shëmtuara. Por hej, nuk mund t’i ndalosh njerëzit apo gojën e tyre, ata mund të thonë çfarë të duan”, deklaroi Muriqi.

Vedat Muriqi më i miri i Mallorcas në fitore – statistikat e tij në ndeshje ndaj Celta Vigos
Lexo po ashtu Vedat Muriqi më i miri i Mallorcas në fitore – statistikat e tij në ndeshje ndaj Celta Vigos

Tutje Muriqi foli edhe për golin e tij të parë në La Liga këtë edicion, por edhe për tre pikët e mëdha që ka marrë Mallorca në udhëtim.

“Jam shumë i lumtur sepse është fitorja jonë dhe gjithashtu goli im i parë pasi humba dy penallti. Shtimi i tre pikëve ishte gjëja më e rëndësishme. Një sulmues nuk mund të kërkojë më shumë: të shënojë dhe të fitojë”, u shpreh reprezentuesi kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori