LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo merr masa ligjore kundër Juventusit në lidhje me pagat e papaguara

Ronaldo merr masa ligjore kundër Juventusit në lidhje me pagat e papaguara

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka vendosur të vazhdojë me veprime ligjore kundër Juventusit për pagat e papaguara.  

Sipas La Gazzetta dello Sport, ylli portugez, i cili kaloi tre vjet në Torino – po kërkon t’i paguhet 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë COVID-19.


Këto paga të shtyra janë pjesë e ‘manovrave të pagave’ tashmë famëkeqe të Juventusit, të cilat janë objekt i çështjes ligjore të njohur si Prisma.

Hetuesit gjeten dokumentin sekret të Ronaldos dhe Juventusit me vlerë 20 milionë euro
Lexo po ashtu Hetuesit gjeten dokumentin sekret të Ronaldos dhe Juventusit me vlerë 20 milionë euro

Pasi kërkoi dokumentet përkatëse në Prokurorinë Publike të Torinos, Ronaldo tashmë ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj Juventusit, duke i shkaktuar një tjetër dhimbje koke Zonjës së Vjetër.

Leonardo Bonucci gjithashtu nisi kohët e fundit një veprim ligjor kundër klubit, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u largua në mënyrë të ‘dhunshme’ nga skuadra e Massimiliano Allegrit.

Paulo Dybala, nga ana tjetër, ka arritur një marrëveshje me Juventusin për rreth tre milionë euro që i kishte klubi borxh. Ai tani ka hequr dorë nga padia e tij në lidhje me kompensimin për mos vazhdimin e kontratës së tij pas marrëveshjes fillestare verbale. /Telegrafi/