LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe e shpall organizatë terroriste grupin mercenar rus Wagner

Britania e Madhe e shpall organizatë terroriste grupin mercenar rus Wagner

Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht e ka shpallur organizatë terroriste grupin mercenar rus, Wagner.

Kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi javën e kaluar se do ta bënte vepër penale mbështetjen ose të qenit pjesë e grupit.

Rusia bën 'rrafsh me tokën' varrezat e mercenarëve të Wagnerit
Lexo po ashtu Rusia bën 'rrafsh me tokën' varrezat e mercenarëve të Wagnerit

Shkelja e urdhrit të ndalimit mund të dënohet deri në 14 vjet burg, raporton skynews.


Duke shpallur vendimin javën e kaluar, sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman e quajti Wagnerin “organizatë të dhunshme dhe shkatërruese që ka vepruar jashtë shtetit si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit”.

Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit ku dyshohet se u vra kreu i Wagnerit
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit ku dyshohet se u vra kreu i Wagnerit

Kujtojmë se udhëheqësi i mercenarëve, Yevgeny Prigozhin ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të aeroplanit ku ai ishte pjesë e ekuipazhit.

Ndryshe, Wagner ka vepruar kryesisht në shtetet afrikane dhe në disa vende aziatike. /Telegrafi/