LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Partitë politike në Maqedoni të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për anëtarësimin e vendit në BE

Hahn: Partitë politike në Maqedoni të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për anëtarësimin e vendit në BE

Komisioneri evropian për financa, Johannes Hahn, sot nga Shkupi u dërgoj një mesazh aktorëve politikë në vend që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në rrugën drejt BE-së. Sipas tij, kjo është një detyrë ekipore, ndërsa forcat politike duhet të luajnë si kombëtare e futbollit dhe jo si individë.

Në fjalimin e tij hapës në Forumin Ekonomik dhe Financiar të Shkupit (SEFF), Han theksoi se procesi i anëtarësimit në BE mbetet një proces i bazuar në meritokraci.


“Nuk është se po presim kandidatët më të dobët apo më të prapambetur për ta kapur hapin me pjesën tjetër. Jo. Nëse i keni arritur gjërat që duhet të arrini, do t’ju jepet merita. Unë do të mbetem mbrojtësi dhe promovuesi juaj i vazhdueshëm, do të bëj gjithçka që është e nevojshme në të ardhmen. Është e rëndësishme që forcat kryesore politike të punojnë së bashku për qëllimin përfundimtar të Maqedonisë së Veriut. Kjo është diçka që duhet të lini mënjanë, interesat partiake, politike.

Ju mund ta diskutoni këtë për shumë çështje të ndryshme, por kjo është një çështje kombëtare, kjo është çështja kryesore në të cilën duhet të investoni gjithë mundin, të gjitha forcat në Kuvend për të arritur qëllimet tuaja. Nëse e arrini atë, mund ta arrini atë që duhet me kohë” tha Hahn theksoi Han./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse

Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse

Politikë
Kalo në kategori