Ushqimi që hani dhe koha e vakteve tuaja mund të ndikojnë në atë se sa lehtë bini në gjumë dhe sa qetësuese është nata juaj.
Rekomandohet një vakt ose meze e lehtë para gjumit, veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, pasi një sasi e vogël ushqimi në trup mund t’ju ndihmojë të flini dhe ta parandaloni çdo shqetësim që lidhet me urinë.
Kora Habinakova, eksperte e gjumit nga SleepSeeker këshillon se duhet të jetë një vakt i lehtë. Edhe pse të gjithë reagojnë ndaj ushqimit ndryshe, ka disa rregulla të përgjithshme që mund të ndiqen. Disa ushqime, si kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë, duhet të kufizohen më herët gjatë ditës për t’i parandaluar shqetësimet e gjumit.
Ajo ka treguar një listë ushqimet që duhet t’i hani duke i quajtur ato super ushqime të gjumit:
Mishi nga gjeldeti
Edhe pse konsumimi i sasive të mëdha të proteinave pak para gjumit nuk rekomandohet, në moderim, ushqime të tilla, si gjeli i detit mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe në uljen e shqetësimeve. Gjeli i detit përmban triptofan, një aminoacid që rrit nivelin e melatoninës në trup dhe ndihmon gjumin.
Peshku
Përfshirja e peshkut, si salmoni ose toni, në vaktet tuaja të mbrëmjes është një mënyrë e thjeshtë për të rritur marrjen e vitaminës D. Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e çrregullimeve të gjumit dhe vështirësisë për të fjetur. Kështu që ndërsa përpiqeni të kaloni pak kohë jashtë në diell, duke rritur sasinë e ushqimeve të pasura me vitaminë D, ndihmon në përmirësimin e gjumit.
Çajet bimore
Zëvendësimi i një prej kafeve të përditshme me çaj bimor, siç është kamomili, kontribuon në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Çaji i kamomilit redukton ndjenjat e ankthit, duke çuar në gjumë më të qetë. Përveç kësaj, ai përmban antioksidantë që thuhet se reduktojnë pagjumësinë.
Mjalti
Shtimi i një sasie të vogël mjalti në rostiçeri të pasdites ose vaktit të mbrëmjes do të ketë një efekt pozitiv në gjumë. Mjalti përmban glukozë, e cila mund ta ulë nivelin e oreksinës në tru, një neuropeptid që rregullon vigjilencën.
Frutat arrore
Rekomandohen frutat arrore, si arrat dhe fëstëkët. Përveç përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe mineraleve, këto ushqime janë ndër më të pasurat me melatonin. Për shkak të niveleve të larta të melatoninës, ngrënia e një grushti të tyre para gjumit do ta përmirësojë cilësinë e gjumit tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje