LAJMI I FUNDIT:

Gjendjet shëndetësore që mund të çojnë në cilësi të dobët të gjumit

Gjendjet shëndetësore që mund të çojnë në cilësi të dobët të gjumit
(Foto: Pexels)

Problemet afatgjata të gjumit mund të kenë një ndikim të madh në cilësinë e jetës dhe shëndetin e përgjithshëm. Prandaj, nëse keni probleme me gjumin për një kohë të gjatë, duhet të shkoni te mjeku për ta zbuluar shkakun e vërtetë.

Gjumi cilësor dhe i rregullt është i rëndësishëm për funksionimin normal të trurit, por edhe për funksione të tjera në trup. Një raport i publikuar nga Harvard Health rendit gjashtë probleme befasuese shëndetësore që mund ta bëjnë gjumin të vështirë.


Diabeti

Diabeti është një sëmundje serioze që prek një numër të madh njerëzish në botë. Megjithatë, shumë njerëz jetojnë me diabet pa e ditur, sepse ende nuk janë diagnostikuar.

Sipas hulumtimeve, njerëzit me diabet, nivelet e sheqerit në gjak të të cilëve nuk janë nën kontroll, mund të kenë probleme që e bëjnë të vështirë gjumin. Këto probleme përfshijnë djersitje gjatë natës dhe urinim të shpeshtë.

Keni probleme me fjetjen? Përmes këtyre ushqimeve do të thelloheni në gjumë
Lexo po ashtu Keni probleme me fjetjen? Përmes këtyre ushqimeve do të thelloheni në gjumë

Pamjaftueshmëria e zemrës

Pamjaftueshmëria e zemrës ndodh kur zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrë të barabartë. Edhe pse më së shpeshti diagnostikohet te të moshuarit, ekziston mundësia që edhe të rinjtë ta kenë atë.

Kjo gjendje mund të çojë në një grumbullim të lëngjeve rreth mushkërive. Ata që vuajnë nga ky problem mund të zgjohen gjatë natës duke ndier frymëzënie, sepse lëngjet grumbullohen në mushkëri ndërsa janë shtrirë.

Artriti

Artriti është gjendje që shkakton dhimbje dhe inflamacion në nyjat e trupit. Mund ta bëjë të vështirë për njerëzit të bien në gjumë dhe të përshtaten kur ndryshojnë pozicionin. Përveç kësaj, ilaçet e përdorura për trajtimin e artritit mund të shkaktojnë gjithashtu pagjumësi.

Sëmundjet e veshkave

Kjo gjendje mjekësore ndodh kur veshkat nuk filtrojnë mjaftueshëm substanca të dëmshme nga gjaku. Kjo do të thotë se këto substanca të dëmshme mbeten në trup, gjë që mund të çojë në pagjumësi ose të ashtuquajturën sindromën e këmbëve të shqetësuara.

​Kush fle pak s'është tërheqës
Lexo po ashtu ​Kush fle pak s'është tërheqës

Urinimi gjatë natës

Urinimi i natës ose nokturia ndodh kur pini më shumë ujë para se të shkoni në shtrat. Nuk është e rrezikshme nëse një person ngrihet për të urinuar deri në tri herë gjatë natës, por gjendja bëhet serioze nëse shkoni në tualet më shumë se pesë herë në një natë.

Sëmundjet e gjëndrës tiroide

Hipertiroidizmi ose gjëndra tiroide tepër aktive mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kjo sëmundje stimulon tepër sistemin nervor, për shkak të të cilit mund të shqetësoheni dhe do ta keni më të vështirë të flini. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori