LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova reagon përsëri pas disfatës nga Rumania

Edon Zhegrova reagon përsëri pas disfatës nga Rumania

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale, pas kritikave të shumta pas humbjes së Kosovës nga Rumania.

Kosova u mposht 2-0 nga Rumania në “Arena Nationale” në kuadër të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.


Megjithatë, pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë shkaku i banerit të shfaqur nga tifozët rumun, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Mbrëmë kërkoi ndryshime të brendshme, Zhegrova i bie 'pishman' dhe mundohet të sqarohet
Lexo po ashtu Mbrëmë kërkoi ndryshime të brendshme, Zhegrova i bie 'pishman' dhe mundohet të sqarohet

Përveç kësaj, lojtarët e Kosovës u kritikuan shumë pas humbjes dhe njëri nga ta padyshim se ishte, Zhegrova, i cili pas ndeshjes kërkoi “ndryshime të brendshme”.

Lojtari më vonë i tërhoqi fjalët duke thënë se dëshiron ndryshime brenda lojës dhe tani ka ardhur përsëri me një reagim me anë të profilit privat në Instagram.

A ishte ky momenti për të cilin u ankua Edon Zhegrova pas ndeshjes me Rumaninë - Gliha e tërhoqi ashpër për dore
Lexo po ashtu A ishte ky momenti për të cilin u ankua Edon Zhegrova pas ndeshjes me Rumaninë - Gliha e tërhoqi ashpër për dore

“Përgjithmonë i yti”, ka shkruar Zhegrova në postimin, ku i ka bashkangjitur një fotografi me kokën ulur dhe veshje të Kosovës.

Ndryshe, Zhegrova duket se po përjeton një raport të vështirë dhe aspak të mirë me përzgjedhësin e përkohshëm Primoz Gliha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori