LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmë kërkoi ndryshime të brendshme, Zhegrova i bie ‘pishman’ dhe mundohet të sqarohet

Mbrëmë kërkoi ndryshime të brendshme, Zhegrova i bie ‘pishman’ dhe mundohet të sqarohet

Edon Zhegrova ka shpërthyer pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës me deklaratat e tij.

Pasi në fushë nuk bëri thuajse asgjë duke u treguar egoist në një rast të artë që pati në pjesën dhe duke mos dhënë kontribut fare në mbrojtje, ai ka zgjedhur që në deklaratën pas ndeshjes të sulmoj të gjithë.


Sulmuesi anësorë filloj të flas për ndryshime të brendshme, por pastaj la shumë pikëpyetje duke thënë se duhet të flas kapitenit Amir Rrahmani ose zyrtarët e lartë të FFK-së.

Zhegrova: Duhet të ndryshojnë disa gjëra, le të flas kapiteni
Lexo po ashtu Zhegrova: Duhet të ndryshojnë disa gjëra, le të flas kapiteni

Por vetëm tre orë pasi dha atë deklaratë publike, Zhegrova është munduar të sqarohet nëpërmjet një storje të publikuar në profilin e tij në Instagram.

“Duke pas parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua të sqaroj gjithë opinionin në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me çasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera. Pavarësisht interpretimeve që mund t’i bëhen fjalëve të mija”.

“Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimin brenda fushës së lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet madje shumë”, ka shkruar Zhegrova.

Deklarata e 24-vjeçarit ishte e shumë e qartë menjëherë pas ndeshjes se duhen bërë ndryshime të brendshme, por ai duket se po harron që fjala publike ka peshë të madhe dhe duhet t’i qëndroj mbrapa.

Gjithsesi sa i përket futbollistëve jo vetëm Edonit, por të gjithëve që veshin fanellën e Kosovës duhet ta dinë një gjë që më mirë është të japin maksimumin e tyre në fushë se sa të japin deklarata të ngutshme e pastaj ta t’i mohojnë ato. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori