Më 18 shtator në Shqipëri do të nisë regjistrimi i popullsisë dhe shtëpive. Ky proces është përgatitur që katër vjet.
Ai fillimisht ishte shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19, e më pas për, siç është thënë, “mossigurimit me kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për media më 13 shtator tha se regjistrimi është operacioni më i rëndësishëm statistikor për të “lexuar të sotme dhe zhvilluar të ardhmen”.
“Është e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real që askush të mos thotë as që janë shumë dhe i keni shtuar rrugëve dhe as që janë pak, e duke qenë pak jeni një vend që nuk meritonin vëmendjen që pretendoni”, tha Rama.
Ndërkaq ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, theksoi se është e rëndësishme që ky regjistrim të ketë informacion të besueshëm statistikore.
Ai tha se BE-ja ka dhënë 4.8 milionë euro grante për agjencinë e statistikave (INSTAT) për të mbështetur këtë proces.
“Ky aktivitet ka rëndësi jo vetëm për të ofruar informacione për vendimmarrësit dhe hartuesit e politikave, bazuar në shifra, por edhe për vetë lehtësimin që do krijojë në rezultatet e prodhuara nga ky aktivitet për një planifikim më të mirë, për kopshtet, shkollat, spitalet, parqet, rrugët e të tjera. Do lehtësojë komunitetin e biznesit për vendimmarrje mbi planet e tyre zhvillimore. Gjithashtu do të jetë një bazë për krijimin e regjistrave statistikorë të rezidentëve në vend, të ndërtesave dhe banesave”, tha drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli.
Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Grumbullimi i tyre do kryhet me pajisje elektronike. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.
Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.
Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024.
Për regjistrimin e popullsisë do të angazhohen 7,500 persona. Ky do të jetë regjistrimi i dymbëdhjetë i popullsisë në Shqipëri.
Ndryshe, regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri është realizuar më 2011 dhe rezultoi se popullsia ishte mbi 2.8 milionë banorë. INSTAT në janar të vitit 2022 tha se në Shqipëri jetonin 2.7 milionë banorë, duke raportuar për një rënie prej 1.3 për qind krahasuar me janarin e vitit paraprak. REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker