LAJMI I FUNDIT:

Ukraina pretendon se ka rifituar territore në lindje dhe jug

Ukraina pretendon se ka rifituar territore në lindje dhe jug

Ukraina thotë se trupat e saj kanë rifituar më shumë territor në frontet lindore dhe jugore në kundërsulmin e saj ushtarak kundër forcave ruse.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha se forcat e Kievit kishin rimarrë rreth 2 km katrorë tokë javën e kaluar rreth qytetit lindor të shkatërruar të Bakhmut, i cili u pushtua nga trupat ruse në maj pas muajsh luftimesh rraskapitëse, përcjell Telegrafi.

Maliar i tha televizionit ukrainas se forcat ukrainase morën një pjesë të fshatit Opytne në jug të qytetit Avdiivka dhe patën “sukses të pjesshëm” pranë fshatit Novomaiorske në rajonin lindor të Donetskut.


Ajo raportoi gjithashtu “disa suksese” pranë Andriivka dhe Klishchiivka, një fshat në lartësitë në jug të Bakhmut që shihet si kritik për sigurimin e kontrollit të qytetit.

Megjithatë, pretendimet e saj nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Amerika
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të

Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të "bashkohet në një union me Putinin"

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Botë
Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori