LAJMI I FUNDIT:

Operacion antikanabis në Shkodër, Balla: Deri më tani në shkallë vendi u asgjësuan rreth 290 mijë rrënjë

Operacion antikanabis në Shkodër, Balla: Deri më tani në shkallë vendi u asgjësuan rreth 290 mijë rrënjë

Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili përgëzoi forcat e Policisë së Shtetit për operacionin.


Sipas tij, deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë).

“Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona”, tha Balla.

Policia është angazhuar gjithë këta muaj në megaoperacion kundër kultivimit të kanabisit. Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit ka intensifikuar edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori