Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u tha gazetarëve në aeroplan gjatë kthimit nga Socchi, ku u takua me liderin rus, Vladimir Putin, se nuk sheh ndonjë perspektivë për arritjen e paqes në Ukrainë.
“Që nga dita e parë ne ishim për paqe, dialog dhe diplomaci. Ne bëmë përpjekje të mëdha për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme. Ne nuk e përkeqësuam problemin dhe nuk i hodhëm benzinë zjarrit. Ne u përpoqëm që të dy palët të takohen. Fatkeqësisht, lufta që po zgjat që një vjet e gjysmë ende po vazhdon. Nuk ka asnjë perspektivë për arritjen e paqes”, tha lideri turk.
Ai theksoi se Turqia do të përpiqet të kontribuojë sërish në procesin e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, raporton bbc.
“Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin e një ndërmjetësi në çështje të tilla si shkëmbimi i të burgosurve dhe situata me termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias. Shpresojmë që kjo luftë, e cila dëmton fqinjët tanë dhe të gjithë rajonin, të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur me arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.
Kujtojmë se Turqia, anëtare e NATO-s, përveç negociatave për paqen po përpiqet të bindë Rusinë që t’i kthehet nismës së grurit të Detit të Zi. Moska u tërhoq në muajin korrik, duke i dhënë fund marrëveshjes për transportin e sigurt të grurit ukrainas.
Putin përsëriti të hënën se Rusia mund të kthehet në iniciativë, por vetëm nëse Perëndimi ndalon kufizimin e eksportit të produkteve bujqësore ruse në tregjet botërore.
Ndryshe, Erdogan do të marrë pjesë në samitin e G20 në Indi më 9-10 shtator përpara se të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York më 18-26 shtator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të “dy shpërthimeve” në Rusi
Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A