LAJMI I FUNDIT:

Erdogan pati problem me pajisjen e përkthimit gjatë takimit me Putinin, e shikonte me habi derisa presidenti rus fliste

Erdogan pati problem me pajisjen e përkthimit gjatë takimit me Putinin, e shikonte me habi derisa presidenti rus fliste

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka udhëtuar sot për në Moskë, ku është takuar me homologun e tij Vladimir Putin.

Një prej temave më të rëndësishme që kishin për të diskutuar ishte marrëveshja e drithërave, që ishte ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për drithërat e Ukrainës që për destinacion final kishin vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu Afrikën.

Megjithatë këtij takimi presidenti turk hasi në vështirë derisa homologu i tij po fliste. Pajisja për përkthim me sa duket nuk i punonte dhe ai filloi ta shikojë Putinin me habi.

Por pas intervenimit nga stafi i kabinetit të tij, gjërat iu kthyen normalitetit dhe diskutimi i tyre vazhdoi pa ndonjë problem.

E ky moment nuk i iku kamerave të mediave të ndryshme botërore, që menjëherë e regjistruan dhe postuan në rrjetet sociale. /Telegrafi/