LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët po marrin më shpesh kredi të vogla

Gjermanët po marrin më shpesh kredi të vogla

Konsumatorët gjermanë po marrin gjithnjë e më shumë kredi të vogla për blerje.

Katër nga 10 (42.6 për qind) kredi të reja të kontraktuara vitin e kaluar ishin për shuma më pak se 1000 euro, njoftoi të martën agjencia e kreditit Shufa.

Numri i përgjithshëm i kredive të reja u rrit ndjeshëm në vitin 2022, në mbi 9.1 milionë. Krahasuar me një vit më parë, ishte një rritje prej 30 për qind.


Më shumë se 3.8 milionë nga 9.1 milionë kontrata ishin kredi të vogla, nën 1000 euro. Një vit më parë, kishte pak më shumë se dy milionë kredi të tilla.

Për herë të parë, përqindja e mikrokredisë ishte më e lartë se pjesa e kredive për shuma më të mëdha se 10 mijë euro.

Më shpesh, të rinjtë përdorin mundësinë e pagesës me këste në blerjet online.

Anëtari i bordit të Shufa, Ole Schroeder paralajmëroi se “edhe shlyerja e disa kredive të vogla mund të dërgojë shpejt në mbingarkesë financiare”.

Kreditë në përgjithësi shërbehen në përputhje me kontratat. Ashtu si në dy vitet e mëparshme, përdoruesit kanë paguar këstet e kredisë në kohë në 97.9 për qind të rasteve.

Megjithatë, anketat e rregullta midis konsumatorëve kanë treguar se për shkak të inflacionit, “rezervat financiare të shumë njerëzve janë varfëruar ndërkohë”, shpjegoi Schroeder. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A dëshironi të dini ku ka vende të lira të punës?

A dëshironi të dini ku ka vende të lira të punës?

Telegrafi Jobs
Kosova siguron bukën e motit, Peci: Rekord i rendimentit të grurit, së paku do t’i kemi 300 mijë tonë të prodhuar

Kosova siguron bukën e motit, Peci: Rekord i rendimentit të grurit, së paku do t’i kemi 300 mijë tonë të prodhuar

Ekonomi

"Zoti e bekoftë bukën e Kosovës", Peci: Për herë të parë pas luftës sigurojmë bukën e motmotit

Ekonomi
160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!

160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!

Porta Rai
Loja e madhe filloi! Fito me IP Petrol!

Loja e madhe filloi! Fito me IP Petrol!

IP Petrol
Filtri Camelot: Shëndet në çdo pikë të ujit

Filtri Camelot: Shëndet në çdo pikë të ujit

Ekonomi
Kalo në kategori