Pas gati 2 vitesh në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Ibrahimaj u emërua në shtator 2021), ajo është zëvendësuar nga Ervin Mete që mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Mete e mbante detyrën e kreut të AMF prej majit të vitit 2020, ndërsa më herët kishte mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit.
Me diplomë Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA, i specializuar në të drejtë korporatash dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (LSE), në të drejtë fiskale, Ervin Mete ka shërbyer më parë si zëvendësministër i Financave dhe zëvendësministër i Ekonomisë në periudhën 2013-2017.
Në këto funksione ka qenë përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe, Mete ka qenë i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar.
Ministri i ri Mete ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit Kombëtar për “Programin e Reformave Ekonomike me Bashkimin Evropian”, si edhe ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar.
Ai ka qenë gjithashtu edhe Këshilltar I kryeministrit për çështjet ekonomike dhe financiare në maj 2017-tetor 2017./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare